Berisha për RAI: Narko-shteti shqiptar po rrezikon Europën! Karteli Troplini ka nën kontroll Portin e Durrësit

Televizioni publik italian RAI3 rikthehet me një dokumentar tronditës për situatën e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Në reportazh theksohet se vendi është kthyer në një lavatriçe të madhe të pastrimit të parave të krimit.

Ndërkohë korrupsioni ka kapur majat e pushtetit.

“Rasti më i fundit, më 26 shkurt, është ai i Belinda Ballukut, zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, krahu i djathtë i Edi Ramës. Ajo përfundoi nën objektivin e SPAK, Prokurorisë Speciale Anti-Korrupsion, me akuzën se kishte shkelur procedurat e disa tenderëve publikë”, theksojnë gazetarët.

Më pas ata vlerësojnë se porti më i madh në vend, porti i Durrësit, kontrollohet nga klani Troplini-Doçi, të cilët po mbushin Italinë dhe mbarë Europën me kokainë.

Gazetarët italianë kanë intervistuar kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ishte i pari që ka denoncuar se Shqipëria është kthyer në narko-shtet.

“Porti i Durrësit është një port i lirë. Po, është një port i lirë për kokainë dhe droga. Ky është porti i Durrësit. Ky port administrohet plotësisht nga karteli Troplini.

Troplini është më i fuqishmi ndër kartelet shqiptarë që merret me kokainë, me lidhje shumë të ngushta me klanet shqiptare në Amerikën Latine dhe Itali. 90% e kokainës të kapur në Itali vjen nga Shqipëria.

Këta kriminelë vendosin për ministrat, vendosin për deputetët. Këta kriminelë, këto klane, në zgjedhjet e fundit kanë pasur një listë me 28 deputetë. Ata janë sot deputetët më të panjohur dhe më të votuar në historinë e këtij vendi.

Njëri prej tyre që vjen nga Durrësi ka pasur 5,000 herë më shumë se Edi Rama kur ai kandidoi për këtë qytet.

Kam kërkuar publikisht që këto klane, të njohura si organizata terroriste, të trajtohen si të tilla. Ata po shkatërrojnë këtë vend, por Shqipëria paraqet një rrezik real për sigurinë e rajonit dhe më gjerë, për gjithë Europën,” thotë Berisha.

I pyetur nëse Shqipëria rrezikon të bëhet narko-shteti i parë i drogës në Europë, Berisha thekson: “Është bërë më parë, por me potencial shumë të lartë rreziku tipik të një narko-shteti”.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …