Nga hidrokarburet deri te sheqeri e mishi/ Berisha: Problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një takimi me deputetët e PD, se, “problemi më madhor i ekonomisë sot janë oligopolet”.

Berisha tha se, oligopolet në Shqipëri nga një analizë arrijnë një veprimtari antitreg, antiqytetar.

Berisha: Sot, problemi më madhor i ekonomisë së tregut dhe qytetarëve shqiptarë, janë oligopolet.

Gjatë këtyre javëve, me të drejtë, jemi ndalur tek oligopoli i hidrokarbureve, i naftës.

Por, në tregun shqiptar nuk është ky i vetmi oligopol.

Oligopol në tregun shqiptar është edhe kafshata.

Oligopol është sheqeri.

Është mishi.

Oligopolet pra janë mamuthët e tregut.

Nuk janë fenomen shqiptar, ose nuk janë vetëm shqiptar.

Jo!

Janë pothuaj pantotenikë. Duhet pranuar.

Por ndaj oligopoleve, shteti ligjor i garanton mbrojtje qytetarit nga abuzimi potencial i marrëveshjeve të fshehta midis anëtarëve të oligopoleve.

Në qoftë se ju merrni sot tregun e hidrokarbureve, janë disa kompani të licencuara.

Në qoftë se merrni tregun e mishit, janë disa kompani të licencuara.

Në qoftë se merrni tregun e sheqerit, janë disa kompani të licencuara.

Por, këto licenca a shërbejnë këto për të rregulluar tregun apo në marrëveshje të fshehtë asgjësojnë konkurrencën?

Vetëkuptohet, oligopoli është një dukuri e ndërmjetme midis konkurrencës së ndershme dhe monopoleve.

Oligopolet në Shqipëri nga një analizë arrijnë një veprimtari antitreg, antiqytetar.

Kjo sepse peshojnë në kandar dhe blejnë me lecka nga Edi Rama e poshtë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës së AKSHI-t sepse Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit

Berisha: Ndërkohë ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda tek Belinda, nga Belinda …