Një “akrobat” mes Lalit dhe Belës, kush është drejtori i ri i Burgjeve, Adriatik Kupi

Nga Boldnews.al

Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu, nisi “erën e tij” në krye të institucionit me ndryshimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Në ditën e parë të Prillit, pastori Gogu vendosi largimin nga detyra të Klevis Qoses dhe emërimin e kreut të ri të Burgjeve, Adriatik Kupi.

Adriatik Kupi

Shefi i ri i institucioneve petinciare në vend, si të gjithë drejtorët e tjerë të rëndësishëm, ka një karrierë brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Por, pozicioni i tij brenda maxhorancës ka një specifikë të veçantë. Ai ka luajtur rolin e një “akrobati politik”, duke e vendosur veten, një herë në krahun e Erion Veliaj dhe më pas në atë të Belinda Ballukut, dy nga personazhet më kontraversë dhe antagonistë brenda Partisë Socialiste.

Adriatik Kupi, si një ish-drejtor në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) duket se ka ditur të ecë në fijet e Tensionit të Lartë mes Lali dhe Belës.

“Lali-sti” Kupi

Një “Lali-st i flaktë”, Adriatik Kupi nuk e ka fshehur asnjëherë adhurimin publik për Erion Veliajn. Në 17 dhjetor të vitit 2025, Kupi i dërgoi një urim të ndjerë dhe shprehte solidaritetin për kryetarin e arrestuar të Bashkisë së Tiranës, në ditëlindjen e 47-të të këtij të fundit:

“I nderuar Kryetar @erionveliaj !

Në këtë ditë të veçantë, ju uroj shëndet, forcë dhe qetësi shpirtërore.

Edhe pse rrethanat janë të vështira dhe larg lirisë që i takon çdo njeriu të drejtë, vlerat, dinjiteti dhe bindjet nuk mund të burgosen….”.

Në foto: Postimi “emocionues” i Adriatik Kupit për Erion Veliaj

Adriatik Kupi ka arsye për t’i qenë besnik Veliajt. Kryebashkiaku i arrestuar e emëroi Kupin më herët si drejtues të Njësisë Administrative Petrelë, një funksion politik që i hapi rrugë të sigurta në korridoret e rëndësishme të Partisë Socialiste.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2023, Adriatik Kupi nuk u tregua aspak fin në mbështetjen e hapur, nëpërmjet burimeve publike, në favor të Veliajt, i cili kandidoi për mandatin e tretë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Me mbështetjen e Veliajt, Adriatik Kupi mban për një kohë të gjatë edhe postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Petrelës. Pra, nuk është as më pak e as më shumë se një “Lali-st i thekur”.

Është për t’u parë nëse Veliaj do të zbusë tonet akuzuese ndaj administratës së Burgjeve, për të cilën kishte shumë pretendime gjatë kohës që Ministria e Drejtësisë kishte në krye Ulsi Manjën.

Do ta mbys atë qelbësirën, katundarin e ndyrë…si mund të më fusin në qeli me njerëz që kanë 100 vjet në burg”, i ankohej Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, për Ulsi Manjën.

Tashmë, me emërimin e Adriatik Kupit, Veliaj mund të pretendojë që të trajtohet më mirë në paraburgim ose, nëse do të trajtohet normalisht si edhe më parë, nuk mund të ketë ankesa për drejtorin e ri.

“Ushtar” i Belës

Por, Adriatik Kupi, një “tiranas dem baba dem” ka arritur të lundrojë në ujërat e trazuar brenda Partisë Socialiste. Është ndër të paktën “Lali-stë” që ka arritur të mbajë post të rëndësishëm në administratën e super-fuqishme të drejtuar nga Belinda Balluku, një “armike politike” e përbetuar e Erion Veliaj.

Në foto: Adriatik Kupi dhe Belinda Balluku

Pas largimit nga drejtimi i Njësisë Administrative Petrelë, Kupi u emërua Drejtor i Tensionit të Lartë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, një strukturë që menaxhon miliona euro dhe, e cila, prej më shumë se 5 vitesh ka qenë nomenklaturë kontrolli e Ballukut.

Kushdo që ka punuar me Ballukun, e di shumë mirë që ajo kërkonte “besnikëri” nga njerëzit pranë saj e deri tek roja i derës në kabinat më të largëta elektrike të Shqipërisë. Ndaj, nuk ka asnjë dyshim që edhe Adriatik Kupi i ka siguruar asaj “besnikëri”, një sjellje e mirë për të mbajtur post drejtori në OSHEE.

About Redaksia

Check Also

80 aparaturat e sekuestruara/ Gazetari: Brenda vitit Rama do të jetë i pandehur!

“Brenda vitit 2026 Rama do të jetë i pandehur”, kështu u shpreh gazetarii Basir Çollaku …