Plagosen dy efektivë policie gjatë një operacioni në Vlorë

Një aksion policor i zhvilluar gjatë natës në qytetin e Vlorës, është shoqëruar me ndjekje dhe përplasje, duke lënë të plagosur dy efektivë policie.

Sipas të dhënave paraprake, policia ka tentuar të ndalojë një automjet, por drejtuesi i tij nuk i është bindur urdhrit për ndalim, duke u larguar me shpejtësi.

Ndjekja ka vijuar në disa lagje të qytetit dhe ka përfunduar te Bulevardi “Ismail Qemali”, ku forcat e policisë kishin organizuar një tjetër pikë bllokimi.

Gjatë ndërhyrjes, një automjet policie që ishte pozicionuar për të ndaluar makinën tip “Golf” është përplasur, duke shkaktuar plagosjen e dy efektivëve.

Të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit.

About Redaksia

Check Also

Reagon drejtuesja e OSBE: Të rinjtë në Shqipëri po dhunohen dhe intimidohen, përgjegjësit të japin llogari!

Deputetja e Parlamentit Austriak, Dr. Gudrun Kugler, reagoi në lidhje me protestat në Shqipëri. Politikania …