Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit europian të Shqipërisë, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama se, përmes një qëndrimi të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, po cenon objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Shehu bën me dije se ka depozituar një kërkesë për interpelancë parlamentare, duke kërkuar sqarime urgjente për një propozim që, sipas tij, rrezikon të zëvendësojë integrimin e plotë me një status të cunguar për Shqipërinë dhe vendet e rajonit.

Shehu thekson se kjo qasje bie ndesh me vendimet e Kuvendit dhe interesat kombëtare, duke e cilësuar si një zhvillim me pasoja serioze politike dhe diplomatike për vendin.

Image

Postimi: 

Depozitova kerkesen per interpelance me Kryeministrin ne lidhje me botimin e artikullit me bashkeautor Z. Vucic. Teksti i kerkeses eshte ne vazhdim:
— Me 28 shkurt 2026, Kryeminisri Z. Edi Rama, me bashkeautoresi te Presidentit serb Aleksander Vucic kanë publikuar një editorial ne median gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Së bashku, ata kane bërë një propozim publik drejtuar Bashkimit Europian per një qasje të re ne procesin e zgjerimit drejt
vendeve të Ballkanit Perendimor, duke hequr dore nga antaresimi i plote duke u vetemjaftuar me një integrim të vendeve kandidate vetëm në tregun e brendshem dhe zoněn Schengen.

Pavaresisht se ai eshte nje artikull, nuk mund te mos reflektoje nje vullnet politik te Kryeministrit dhe per rjedhoje te Qeverise se Shqiperise, aq me shume kjo kur realizohet ne bashkeautoresi me Presidentin e Serbise. Si I tille ai ka detyrimisht pasoja politike e diplomatike rajonale, ne maredheniet e vendit tone me Brukselin e vendet partnere, gje qe ben imperative kete interpelance parlamentare.

Ne fakt ky qendrim i Kryeministrit Edi Rama bie në kundërshtim me Rezolutat e miratuara më herët në Kuvendin e Shipěrise, ku shprehet qartesisht vullneti per antaresimin e plote në BE si objektiv madhor dhe strategjik, te rikonfirmuar permes deklaratave të perbashkëta Shqiperi-BE në kuadër të Komitetit
Nderparlamentar të Stabilizim Asocimit. Njëkohesisht keshtu shkelen parimet e Kuadrit Negociator Shqiperi-BE, qe perben një angazhim kontraktual me Bashkimin Europian. Dhe më e rendesishmja, keshtu cenohen interesat

strategjike të Republikës së Shaiperisë, Republikës së Kosovës, dhe në tërësi të faktorit shqiptar në rajon.
Me qellim garantimin efektiv te vullnetit te shprehur nga Kuvendi, si dhe te interesave strategjike kombëtare, në cilesinë e deputetit te Kuvendit te Shqipërise, bazuar nü nenin 80, pika 1 te Kushtetutes dhe nenin 96. pikat 1 dhe 2 te Regullores së Kuvendit, kerkoj zhvillimin e nje interpelance me Kryeministrin Z.Edi Rama lidhur sa më siper paraqita.

About Redaksia

Check Also

80 aparaturat e sekuestruara/ Gazetari: Brenda vitit Rama do të jetë i pandehur!

“Brenda vitit 2026 Rama do të jetë i pandehur”, kështu u shpreh gazetarii Basir Çollaku …