Teknologjia në Republikën Popullore të Shqipërisë

Nga Arlind BAJAJ

Prej gati katër vitesh, Shqipëria ndodhet nën pushtim. Ky pushtim, ndryshe nga ai politik që ka filluar 13 vite më parë dhe ende vazhdon, është një pushtim i një tjetër lloji: pushtim virtual.
Pushtimi virtual erdhi nga një shtet i largët në shtator të vitit 2022. Një grup hakerash iranianë sulmuan kibernetikisht disa institucione të Shqipërisë. Që nga ai moment e deri më sot, shifrat janë katastrofale dhe të frikshme. Nëse do të flisnim për numrin e dokumenteve të besuara institucioneve të ndryshme, të cilat tani ndodhen në duart e hakerave të panjohur, ato llogariten në qindra milionë.
Sulmet nuk ishin vetëm ndaj institucioneve, si Policia e Shtetit (sulmi ndaj sistemit MEMEX), ambasadat (hakimi i emaileve të ambasadave dhe ambasadorëve), Parlamenti, Bashkia Tiranë, INSTAT etj., por gjithashtu u sulmua edhe portali E-Albania, prej nga rrodhën miliona dokumente personale identifikimi (karta identiteti, patenta, pasaporta), si edhe shumë informacione të tjera private, si numrat e telefonit, targat e automjeteve etj. Të gjitha këto kanë sjellë një rritje të mashtrimeve gjatë viteve të fundit, përfshirë kontakte të rastësishme nga kompani private apo edhe skema të mirëorganizuara mashtrimi. Por jo vetëm kaq: dëme të konsiderueshme financiare vijnë si pasojë e vjedhjes së të dhënave personale.
Mirëpo, kjo masakër nuk ndodhi brenda një nate, një jave apo një muaji. Sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur gjatë katër viteve. Kanë qenë dhjetëra sulme, por asnjë nuk është arritur të parandalohet. Në fakt, parandalimi duket si një absurditet, pasi sistemi mbrojtës i këtyre institucioneve dhe ekspertët që duhet të mbikëqyrin sistemet nuk kanë arritur as të dallojnë hyrje të reja në sistem.
Si pasojë, reagimet duhej të ishin të shumta dhe të forta nga ana e drejtuesve të institucioneve përkatëse, si AKSK dhe AKSHI. Por të vetmet reagime nga këto institucione kanë qenë “përmirësimet” e bëra në sistemet mbrojtëse. Përkatësisht, këtyre dy institucioneve u janë dhënë afro 500 milionë euro që prej shtatorit të vitit 2022 e deri më tani, vetëm për përmirësimin e mbrojtjes kibernetike. Megjithatë, sulmet ende vazhdojnë. I fundit ishte në muajin mars të këtij viti. I radhës? Sigurisht që nuk do të jetë i largët, nëse nuk merren masa reale apo, të paktën, të ketë një investim të mirëfilltë në përmirësimin e sistemeve.
Mirëpo, si një karakteristikë tipike e një Republike Popullore, e cila në krye ka një diktator, propaganda na shoqëron kudo. AKSK (Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike), në një publikim jo të largët në kohë në faqen e saj zyrtare, deklaron se Shqipëria renditet e 9-ta në botë për sigurinë kibernetike.

About Redaksia

Check Also

Teza e re e Ramës, në fakt konfirmon korrupsionin e tij!

Nga Belind Këlliçi Pasi shpalli se shkelja e barazisë në tendera, apo shpërdorimi i detyrës …