CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Bardhi: Kuvendi është kthyer në shtojcë të qeverisë!

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin për degradim të rolit të Kuvendit dhe shkelje të detyrimeve kushtetuese, veçanërisht në procesin e integrimit europian.

Bardhi tha se, Kuvendi nuk po funksionon si një institucion i pavarur, por si një zgjatim i ekzekutivit, duke kritikuar mungesën e transparencës dhe mosraportimin e qeverisë përpara deputetëve. Ai ngriti shqetësime edhe për mosrespektimin e afateve ligjore dhe për mënyrën se si, sipas tij, po menaxhohet procesi i integrimit, duke kërkuar përgjegjësi dhe respektim të plotë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.

Gazment Bardhi: Procesi i integrimit na kërkon më së pari një funksionim demokratik të kuvendit. Por në këtë legjislaturë, Kuvendi ka degraduar në një shtojcë të pushtetit ekzekutiv. Shembullin konkret e kishim në nisje të kësaj seance, ku në interpelancë thirret kryeministri, dhe kryeministri pa dhënë asnjë shpjegim, refuzon të paraqitet në kuvend për t’i dhënë llogari deputetëve për vendimmarrje të qeverisë së tij dhe thotë detyrimet e mia ja delegoj ministrave. Në fakt detyrimet, veçanërisht ato kushtetuese nuk delegohen. Na e tha kryeministri. Kur u pezullua Belinda Balluku, tha, nuk pezullohet dot funksioni se është i padelegueshëm. Funksioni i zëvendëskryeministrit tha, është i padelegueshëm.

Pra për të sulmuar organet e drejtësisë, funksioni është i padelegueshëm. Për t’i dhënë llogari kuvendit, funksioni është i delegueshëm. Dhe ju e pranoni këtë me një lehtësi të madhe. Dhe s’keni faj. Sepse ju a ka bërë të qartë që në këtë legjislaturë as nuk duhet të mendoni, as nuk duhet të lexoni, vetëm as nuk duhet të diskutoni madje, duhet vetëm të votoni. Së dyti zoti kryetar, pashë para një jave që qeveria i raportonte qeverisë për ecurinë e procesit të integrimit. Kishin bërë një mbledhje të hapur të Këshillit të Ministrave dhe i raportonin njëri-tjetrit. Në fakt, sipas kushtetutës, sipas ligjit, sipas rregullores së kuvendit, ka detyrim të vijë dhe të raportojë në kuvend. Dhe ju zoti kryetar, keni shkelur ligjin. Keni shkelur kushtetutën, keni shkelur rregulloren e kuvendit. Sipas ligjit për procesin e integrimit, Këshilli i Ministrave, neni 18, Këshilli i Ministrave deri në datën 31 janar të çdo viti paraqet në kuvend një raport të detajuar mbi zbatimin e detyrimeve në kuadër të procesit të integrimit.

Ecurinë e bisedimeve për anëtarësim dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë për vitin paraardhës. Raporti shqyrtohet në seancë plenare, në përfundim të së cilës kuvendi miraton rezolutën përkatëse. Pra brenda datës 31 janar 2026, Këshilli i Ministrave do të duhet të kishte sjellë raportin për të treja çështjet për raportim në kuvend. Dhe sipas rregullores së kuvendit, brenda dy javëve ky raport do të duhej të ishte shqyrtuar në komisionet përgjegjëse dhe kuvendi, pra ju zoti Peleshi, të organizonit një seancë me debat dhe në përfundim të saj të miratonim rezolutën përkatëse për procesin e integrimit. Jo vetëm nuk kanë sjellë raport, sepse ju e keni degraduar këtë kuvend për shkak të paaftësisë tuaj zoti Peleshi. Keni nxjerrë jashtë loje 140 deputetë, sepse nuk keni kurajon t’i kërkoni kryeministrit, t’i kërkoni Këshillit të Ministrave të respektojë kuvendin e Shqipërisë. Por dhe për një arsye tjetër.

Këtu kam procesverbalin e mbledhjes së konferencës së kryetarëve, ku kemi diskutuar për mocionin e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e investimeve. Dhe kemi rënë dakord, zoti Peleshi, por ju nuk pyesni as për kushtetutë, as për ligj, as për rregullore, ju zbatoni verbët në shkelje flagrante të ligjit vetëm urdhrat dhe porositë që merrni nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. As nga Edi Rama jo. Po nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Kemi rënë dakord dhe ne kemi dhënë dakordësinë, edhe për shkak të ngarkesës që kishte në fundviti për shkak të buxhetit të shtetit Kuvendi i Shqipërisë, që në nisje të sesionit do të bënim një seancë të posaçme, nuk po humb kot të lexoj.

About Redaksia

Check Also

Kush janë dy rusët?/ Rama u dhuron rusëve dy perla të bregdetit, Zvërnecin dhe Pishë Poron

Ndërsa vëmendja e opinionit publik është zhvendosur te tensionet gjeopolitike dhe skandalet e korrupsionit në qeveri, në …