Berisha: Rama ka bllokuar dyert e Evropës për vjedhjet e tij! Ftoj qytetarët të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij vuri në dukje se Shqipëria po përballet me sfida në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ai u shpreh se kjo situatë, sipas tij, lidhet me veprimet e qeverisë aktuale dhe ndikimin e tyre në integrimin evropian të vendit.
Berisha kujtoi gjithashtu angazhimin e gjeneratës së studentëve të Dhjetorit të ’90-ës për një Shqipëri evropiane dhe bëri thirrje për vazhdimin e një procesi paqësor për të siguruar drejtësi dhe respektimin e votës së lirë.

Berisha: Miqtë e mi, Arben Broci, Bujar Beshanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, të gjithë studentët e dhjetorit dhe të rinjtë e asaj gjenerate, kishin një ëndërr, ëndrrën evropiane.
Nga zemra e tyre ushtoi ato ditë më fuqishëm se kurrë, Shqpiëria si Europa.
Çfarë ndodh sot?
Edi Rama, për vjedhjet e tij, i bllokon Shqipërisë dyert e Europës dhe i tregon derën e Beogradit.
Premtoi pasaportën evropiane dhe tani ofron pasaportën e Beogradit.
Tani kërkon, për të mbajtur pushtetin dhe karrigen, të mos bëhemi anëtarë të BE, por të kemi tregti dhe lëvizje të lirë.
Edi Rama është i vetmi kryeministër në Europë që guxon të hartojë ligje mburojë për vjedhjet e tij.
Miq, beteja kundër hajdutëve të pushtetit është sot beteja më e shenjtë e shqiptarëve.
Këta bllokuan drejtësinë, por ne nuk do të na bllokojnë kurrë.
Ndaj dhe ftoj qytetarët e Shkodrës, ftoj qytetarët e mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore gjer në rrëzimin e tyre përfundimtar.
Dhe njëherë, le të përulemi ne para veprës dhe kujtimit të heronjve të votës së lirë me zotimin më solemn se do bëjmë çdo sakrificë, do bëjmë gjithçka që ëndrra e tyre e votës së lirë, të mos vdesë kurrë në Shqipëri, të jetojë brez pas brezi.
Nderim përjetë martirëve të 2 Prillit, qytetarëve dhe qytetareve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Incidenti/ Garda bllokon Spiropalin në Parlament

Elisa Spiropali donte t’i shmangej vëmendjes së mediave të cilat e prisnin te dera kryesore …