Nga Adriana KALAJA

Nga të njëjtët në fakt, që e bënë si në 21 janar 2011, e po kështu në vijim, me Reformën e PAdrejtësisë.
Që të mos përsëris sërish se sa shumë kam luftuar, edhe me kosto personale që të mos vimë në ditën ku kemi mbërritur përsa i përket gjyqësorit, fatkeqësisht, po merem vetëm me Grushtin Kushtetues, sot bërë edhe publikisht e pa ndroje, nga ata që sipas meje, janë mafia më e rrezikshme në vend.
Pasi me postet e tyre të pamerituara dhe pushtetin kriminal në Komisionin e Pavarur të Apelimit (më poshtë KPA),
- Rritën numrin e dosjeve stok nga 35 mijë në 200 mijë;
- Rritën në ekstrem afatet gjyqësore prej 15.6 vitesh në çështjet civile, 6.7 në ato pensle dhe 16 vite në ato administrative;
- Ulën në nivelin 0 besimin dhe aksesin e publikut në drejtësi;
sot, marin guximin që me veprime të paligjshme dhe antikushtetuese, të ndikojnë në vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor (më poshtë KLGJ), për të marë poste të rëndësishme në gjyqësor, për të çuar deri në fund detyrat e caktuara nga tutori i tyre, i biri i Kristaqit dhe i vëllai i Olsit të Xibrakës.
Kështu, sot, anëtarët e Organizatës Kriminale të instaluar në Sistemin e PAdrejtësisë, kryesisht në institucionet drejtuese të tij, Ina Rama dhe Sokol Çomo, njëjtë si Sokolët e partisë në Gjykatën e Lartë, kanë zbarkuar në dyert e KLGJ, për të intimiduar anëtarët e këtij instituconi, për uzurpimin e vendeve në gjyqësor, në mënyrë antikushtetuese dhe kriminale.
Konkretisht:
– Mafiozja Rama në postin e drejtueses së SPAK pranë Apelit të GJKKO;
– Sokoli i partisë, për të drejtuar Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjthshëm, i cili aktualisht gjykon dosjet e vitit 2018!!!!!!
Sipas informacioneve të disa punonjësve të KLGJ, që vijojnë t’i shërbejnë shtetit dhe jo pushtetit të këtyre banditëve, mafiozët Ina Rama dhe Sokol Çomo, pa ruajtur edhe imazhin qoftë për sy e faqe të këtyre institucione të degraduara në sytë e publikut, kishin treguar haptazi, qëllimin e vetëm dhe të qartë, për të ndërhyrë dhe intimiduar anëtarët e këtij institucioni që të shkelin ligjin dhe Kushtetutën.
Po përse do pyesni ju?
Me të vetmin qëllim, që të pozicionohen në poste të rëndësishme në gjyqësor, haptazi në kundërshtim me Kushtetutën.
Pasi kanë depozituar shkresën në vitin 2022, me anë të së cilës kerkonin t’ju mbaheshin vendet bosh, sot ata kanë hedhur hapin e dytë flagrant e në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe ligjit, për të takuar pikërisht ata, që nesër do te marin në shqyrtim jo vetëm kerkesën e tyre, por do të analizojnë se sa e drejtë është ligjërisht kjo kërkesë.
Në mënyrë instiktive, vetvetiu më erdhën në mendje disa pyetje legjitime:
- Çfarë do t’i ndodhte një magjistrati i cili para se t’i nënshtrohej procesit te vettingut, të shkonte në dyert e KPK apo KPA, e të kërkonte vota për të kaluar procesin e rivlerësimit?
- A do vraponin të inkriminuarit e këtij procesi, Sokol Çomo e Ina Rama, që t’i bënin kallezim për ushtrim të ndikimit të paligjshëm?
- Apo do i prisnin në zyrat e tyre për muhabet, kafe dhe pazar?
- Pse e kanë me kaq ngut këta anëtar, sa kryejnë kaq haptazi veprime të paligjshme në dritën e diellit, ndërkohë kanë 9 vite që kanë trumbetuar magjistratëve dhe popullit shqiptar se, ata zbatojnë vetëm ligjin dhe se janë njerezit më të pastër moralisht dhe profesionalisht?
- Pse vrapuan sot Sokol Çomo dhe Ina Rama, duke trokitur në çdo derë të anëtarëve te KLGJ, për të kërkuar favore të paligjshme?
- Apo u shqetësuan shumë që juristët me integritet zbuluan në publik një skandal dhe shkelje të Kushtetutës?
Nuk duhet shumë inteligjencë për të kuptuar përpjekjet e Sokol Çomos dhe Ina Ramës, duke u zvarritur dyerve të KLGJ, për të ndikuar në marrjen e votës që do t’i bënte gjyqtarë, ndërkohë që Kushtetuta e ka përcaktuar qartë që anëtarët e KPA, kanë statusin e gjyqtarit Kushtetues dhe nuk mund të trajtohen sipas ligjit nr. 96/2016, pasi nuk janë magjistratë dhe KLGJ nuk ka juridiksion për gjyqtarët kushtetues.
Pooooooooor, lëvizja e sotme e anëtarëve të KPA, tregon qartë së pari panik se po ngelin pa “pushtet” dhe se, ata kanë shkuar për tu transmetuar anëtarëve të KLGJ, si të interpretojnë Kushtetuten dhe ligjin sipas metodave të tyre mafioze:
- Me kontaktet me krimin e organizuar.
- Me kontaktet me oligarkët sponsorizues.
- Me kontaktet me pushtetin, për tu përdorur nga këta të fundit si armë kundra opozitës dhe krerëve të saj.
Sot, keta mafiozë që enden pa bërë punë por vetëm pazare dyerve të KPA, mbi të gjitha kanë cënuar sigurinë juridike dhe kanë kryer Grusht Shreti ndaj Shtetit Ligjor të së Drejtës.
Ngjarjet e fundit, treguan se i gjithë sistemi i ngritur nga këta mafiozë ka fytyrën e krimineles Irena me disa mbiemra dhe se, unë nuk është se kam ndonjë pritshmëri të madhe, nga banda tjetër që ndodhet në KLGJ.
Këta tentojnë të lajnë duart e njëri tjetrit të bërë pis nga krimi dhe korrupsioni, e me duart e tyre të pista, rreken të na mashtrojnë, se mund të pastrojnë fytyrën e tutorit të tyre thonj paprerë.
Ndaj ajo që unë dua t’i kujtoj këtyre mafiozëve është se, ata nuk i mbron e pastron dot:
As krimi i organizuar.
As oligarkët financues.
As forca e regjimit.
Madje as edhe qoftexhinjtë e OMN apo ambasadorët e korruptuar po sa ata.
Një gjë është e sigurtë se, edhe nesër do jenë bashkë, por këtë rradhë pas hekurave.
Për secilin që guxon të votojë pro këtij vendimi antikushtetues, do ketë kallëzim penal.
Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Aq më shumë kur kam deklaruar që deri në fund pranverë, të bëhen 100.
Deri në fund…….
PS: Nuk e di a gjeti kohë Kreu i KLGJ Ilir Rusi, të takojë këta mafiozë se ka që në 30 janar që nuk më vë në dispozivion dosjen e krimineles Irena me shumë mbiemra.
Jo për gjë por pas Marëveshjes me USAID të tipit Delina Fico, dosjes së bandites Irenë, kjo e këtyre mafiozëve është rasti i artë që të shkohet me një kallëzim të përbashkët.

Gazeta RD