Incidenti/ Garda bllokon Spiropalin në Parlament

Elisa Spiropali donte t’i shmangej vëmendjes së mediave të cilat e prisnin te dera kryesore e Kuvendit.

Mirëpo në tentativë për të hyra nga dera e pasme, Garda e ka bllokuar. Kjo vjen si një përgjigje e fortë pas përplasjes së saj me Ramën.

E pyetur nga gazetarët nëse ka meritokraci në PS, Spiropali nuk u përgjigj por vazhdoi rrugën drejt Kuvendit.

Pyetja vjen pas një reagimi që bëri për përçarjen brenda PS, kur tha se nuk ka më meritokraci dhe se arroganca po bëhet normë.

“Ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje personale, por një shfaqje e një modeli që po zgjerohet me një normalitet të heshtur, ku arroganca dhe abuzimi nuk paraqiten më si devijime, por si forma të pranueshme shoqërore”, shkroi Spiropali në reagimin e saj./Politiko

About Krye Redaktor

Check Also

Skandali me Akademinë e Futbollit të Ergys Agasit dhe roli i agjencisë së Ramës

Nga Gisela Troplini “Shteti si sipërmarrës”, ishte ideja e kryeministrit Edi Rama, kur i dha …