Plarent Ndreca thirret në SPAK si i pandehur

Ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë herë, jo si avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por në cilësinë e të pandehurit.

Ai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” gjatë kohës kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Akuzë, që i komunikua në tetor të vitit 2024.

Sipas SPAK, në periudhën 2019-2020, ka dyshime se Ndreca ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend. Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr.4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.

About Redaksia

Check Also

E paralajmëruan për Ballukun, 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet …