Berisha denoncon skandalin: Sot nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore

Gjatë fjalës në takimin për çmimet e larta të karburanteve në vend, kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar skandalin, se në Shqipëri sot nuk ka asnjë litër naftë rezervë shtetërore.

Berisha tha se, në vitin 2012, qeveria shqiptare në përputhje me direktivën e Komisionit Europian, ka miratuar ligjin për rezervën e naftës. Pas ligjit, qeveria ka miratuar edhe një vendim të saj për rezervat e naftës, po në përputhje me direktivat e KE.

Berisha: U falënderoj shumë për ndërhyrjet e çmuara që bëtë për një çështje që bëhet një çështje madhore si për xhepat e qytetarëve, ashtu edhe për ekonominë e vendit.

Dhe më duhet të them jashtë çdo intencioni politik, ndonëse ne për politikë jemi, shkaku absolut më madhor i këtij ndëshkimi të qytetarëve shqiptarë nëpërmjet taksës së naftës, është qeveria.

Qeveria shqiptare, e cila me në krye Edi Ramën, e cila ka vendosur në mënyrën më absurde, më të papranueshme përqindjen më të lartë fiskale mbi litrin e naftës në botë.

Nuk ka një vend tjetër në botë të ketë një përqindje 60 përqind të çmimit të zërë taksa. Nuk ekziston.

Aq më tepër kur nuk ka një lëndë tjetër që të jetë kaq e fuqishme, kaq polivalente në ndikimin e saj sa nafta.

Pra, mund ta quash marrëzi, marrëzi nuk është, tejkalon çdo lloj sepse ekspertë dhe specialistë që e dinë se çfarë do të thotë të taksosh 60 përqind litrin e naftës, a është mentalitet i vjetër që njerëzit të mos kenë vetura, por problemi është se kjo ndëshkon edhe ata që nuk kanë vetura.

Por dy momente janë që shqiptarët nuk duhet t’i pranojnë. Nuk duhet të pranojnë kurrë që ata të kenë përqindjen më të lartë në botë të barrës fiskale mbi litrin e naftës, e cila ndikon në shumë mënyra në jetën e tyre.

E tha Gjoka, absolutisht edhe njëherë tokat djerra të pafundme në Shqipëri, çka do të thotë çmime më të larta, çka do të thotë çmime shumë më të larta në tregjet tona.

Është situatë dëshpëruese.

Sot jemi në një kohë krize botërore për naftën dhe gazin.

Në vitin 2012, qeveria shqiptare në përputhje me direktivën e Komisionit Europian, ka miratuar ligjin për rezervën e naftës.

Pas ligjit, qeveria ka miratuar edhe një vendim të saj për rezervat e naftës, po në përputhje me direktivat e KE.

Janë përcaktuar vendndodhjet, janë përcaktuar rezervat, por sot që flasim, në këtë moment, nuk ekziston asnjë litër naftë rezervë shtetërore.

Rezervë shtetërore, çfarë është rezervë e kompanive private, atë nuk mund ta them.

Por rezervat nuk kanë qoftë edhe një litër naftë.

Se kjo është shkalla e përgjegjësisë shtetërore ndaj qytetarëve për një lëndë me përdorim shumë të gjerë dhe me ndikime shumë të fuqishme.

About Redaksia

Check Also

Berisha fton qytetarët në protestë: Çmimi i naftës është absolutisht një shkak madhor për revoltë

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje për protesta qytetare, duke e cilësuar çmimin …