Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ergys Agasin e kanë rrahur shumë keq para dy javësh!
Berisha tha se, ai mbrohet nga shteti, për të nuk ka mandat ndërkombëtar arresti.
“Por, po kaq është dosja e AKSHI-t.
Dy javë më parë, Ergys Agasi e kanë rrahur shumë keq.
E kanë shtruar në dru.
Po, po!
Sipas qytetarit dixhital, është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti.
Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin.
Nuk ekziston!
Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra, por këto janë zhvillimet për këtë prestanome të Edi Ramës, sepse në fakt Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi”, tha Berisha.
Gazeta RD