Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se synon të vendosë nën kontroll ndërmarrjen shtetërore të naftës përmes personave të lidhur me të, duke paralajmëruar, sipas tij, falimentimin e saj.
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e departamentit të Burimeve Natyrore në PD, Berisha u shpreh se ndërmarrja do t’i besohet ‘Ron Yefetit’, për të cilin ai pretendoi se është i lidhur me qeverinë, duke shtuar se ‘po the Ron Yefeti, është njësoj si të thuash Edi Rama’.
Berisha: Duhet të marrë fund me çdo kusht taksimi 60 përqind i litrit të naftës.
Duhet të marrë fund kontrabanda qeveritare e naftës.
Të dashur miq, në vitin 2012, Shqipëria sipas statistikave të sotme, me gjysmën e numrit të automjeteve, zhdoganonte 300 mijë ton naftë më shumë se sa sot. Prodhonte rreth 200 mijë tonë në uzinën e Ballshit, të cilët këta e shndërruan në hekurishte.
Dhe vendi që nxjerr rreth 1 milion ton naftë, rezervat e Shqipërisë janë të sigurta, Shqipëria është vend naftëmbajtës, një vend që ka një fushë si Patos-Marinza, fusha më e madhe në Europë në tokë, është vend nafte.
Dhe atë e shndërruan në hekurishte, edhe atë uzinën e Ballshit, në vend që të merrnin masa dhe ta përmirësonin, e shndërruan në hekurishte.
Pra, është një problem shumë i mprehtë.
Çfarë do bëjë Edi Rama sot me futjen e shtetit, tani më thonë që ai paska zgjedhur Roni Yefetin. Roni Yefeti është tregtari i armëve i Edi Ramës me Ard Veliun.
Tani marr vesh që është Edi Rama.
Po the Ron Yefeti, thuaj Edi Rama njëlloj.
Këtij do t’ia dorëzojë ndërmarrjen shtetërore të naftës.
Domethënë do ta marr për vete Edi Rama.
Dhe një ditë prej ditësh, pasi të vjedhë dhe të vjedhë, do ta falimentojë si Air Albania.
Pra është një Sinan Idriz i dytë ky. Rama i mori përsipër borxhet.
Gazeta RD