E pandehur në dosjen “Veliaj”, Bushka e PS kërkon gjykim të shkurtuar

Klotilda Bushka, një nga të pandehurat e dosjes “Veliaj” ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Avokati Henrik Ligori deklaroi se, Klotilda Bushka, nuk ka pranuar akuzat gjatë hetimit paraprak, duke i konsideruar ato të pabazuara në prova dhe fakte.

Avokati Ligori theksoi se gjyqtari i seancës paraprake e ka kaluar çështjen për gjyq, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar pushimin e saj në atë fazë.

Në vijim, Ligori konfirmoi kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe shtoi kërkesën për ndarje të çështjes, duke argumentuar se gjykata aktuale nuk ka kompetencë vendore për këtë rast dhe propozon dërgimin e çështjes tek një gjykatë tjetër.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Edi Rama mashtron për raportin e IBAR! Shqipërinë nuk e votuan në mënyrë unanime!

Duke komentuar qëndrimet e mazhorancës pas vendimit të BE për raportin IBAR, kreu demokrat tha …