Osmanaj: Hidrokarburet dhe Burimet Natyrore në ditët më të zeza! Menaxhimi i keq dhe nevoja për ndryshim të thellë

FJALA E HYSEN OSMANAJ, DREJTUES DEP. I BURIMEVE NATYRORE DHE HIDROKARBUREVE NË TAKIMIN “BURSA RAMA E NAFTËS – 10 ABUZIME, 1 ZGJIDHJE”  

Kriza në Lindjen e Mesme i ka dhënë një prioritet sektorit të hidrokarbureve në departamentin e Burimeve Natyrore pranë PD, ku janë dhe dy sektorë të tjerë shumë të rëndësishëm, siç është sektori i veprimtarisë minerare dhe sektori i shërbimit gjeologjik shqiptar. Unë dua t’ju informoj se sektori i hidrokarbureve pranë PD ka një ekspertizë shumë të lartë, me specialistë që janë me grada shkencore, profesorë e doktorë shkencash në këtë fushë.

Aktualisht, Shqipëria sot është në ditët më të vështira ose më të zeza. Unë mund të them se edhe sektori i hidrokarbureve është menaxhuar jashtëzakonisht keq këto vite, dhe nëse do ishte menaxhuar si duhej sektori i hidrokarbureve, aktualisht do kishte një impakt shumë më të vogël në kuadër të kësaj krize që është krizë botërore për hidrokarburet, kryesisht për naftën. Edhe burime tjera natyrore janë në ditët më të zeza.

Sot janë rreth 1800 leje të shfrytëzimit minerar, shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe aktualisht në veprimtari janë rreth 500. Në kohën e qeverisjes së PD kemi patur 1300 veprimtari ekonomike, subjekte private që merren me shfrytëzimet e burimeve natyrore. Sot, aktualisht jemi rreth 500, do të thotë që është në nivelin më të ulët.

Ne si departament i burimeve natyrore kemi arritur në konkluzion që me qeverisjen e PD të bëhen ndryshime qoftë institucionale, por edhe ligjore. Më e keqja që ndodh sot, është varrosja e rezervave gjeologjike të zbuluara.

About Redaksia

Check Also

E paralajmëruan për Ballukun, 9 vende të BE-së ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet …