PD kërkon përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës!

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon përjashtimin nga Parlamenti për 60 ditë të Taulant Ballës.

Në kërkesën drejtuar Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën, deputetët demokratë argumentojnë se Taulant Balla, në mënyrë të vazhdueshme, ka fyer dhe kërcënuar deputetet gra të grupit parlamentar demokrat.

Incidentet ndodhën seancën e djeshme (2 prill), ku PD pretendon se Balla ka përdorur gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputetes Elda Hoti. Në dokument thuhet se situata ka sjellë reagimin e menjëhershëm të opozitës, e cila i ka kërkuar drejtuesit të seancës, Niko Peleshi, marrjen e masave disiplinore.

“Rezulton se kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka përdorur gjuhë fyese, ofenduese, diskriminuese dhe kërcënuese, tërësisht të papranueshme në drejtim të Sekretares së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetes Elda Hoti, duke cënuar rëndë dinjitetin dhe sigurinë e saj fizike. Kjo gjuhë fyese dhe kërcënuese dëmton rëndë reputacionin dhe besimin e qytetarëve tek Kuvendi dhe deputetët, si dhe përhap mesazhin e normalizimit të njjë gjuhe të tillë ndaj vajzave dhe grave”, thuhet në shkresën depozituar Sekretariatit të Etikës.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mafia më e rrezikshme në Europë e lidhur me Ramën pastron paratë në Shqipëri!

Rugova Dunisha, RTSH: Ndërkohë që PS vazhdon me takimet për zgjedhjet e ardhshme vendore, cila …