Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë duket se ka hyrë në një ngërç serioz, i ndikuar drejtpërdrejt nga skandalet e brendshme qeveritare dhe problematikat strukturore që lidhen me demokracinë dhe shtetin ligjor. Ndërkohë që raporti për integrimin evropian nuk u soll kurrë për diskutim në Kuvend gjatë muajit prill, të dhënat nga raporti i fundit i Komisionit Evropian tregojnë një panoramë dekurajuese, ku progresi është evidentuar vetëm në 4 nga 40 fushat e monitoruara.
Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv tha se, sipas gjetjeve, në 28 fusha kyçe si siguria ushqimore, shëndeti publik, arsimi, infrastruktura dixhitale dhe transporti, Shqipëria ka bërë “zero ose shumë pak progres”. Kjo stanjacion pasqyron një mungesë të thellë reformash dhe përputhshmërie me standardet evropiane, duke lënë vendin pas në garën e integrimit.
Albana Vokshi: Përsa i përket procesit të integrimit, me rregullore dhe e ngriti dje këtë çështje edhe kryetari i grupit parlamentar zoti Bardhi. Duhet brenda prillit të ishte diskutuar në seancë raporti për integrimin europian. Pra kishte kaluar në komisionin tonë, të ishte diskutuar, të ishin thirrur ministra, të ishin thirrur kryenegociatorja e të tjerë, Dhe të kishte kaluar në seancë. Nuk e kanë sjellë fare raportin. Po ashtu keni dëgjuar që Balluku dhe AKSHI kanë ndikuar më së shumti në javët e fundit, por Shqipëria s’ka bërë progres në asnjërën prej fushave dhe këtë e thotë Komisioni Europian, nuk e themi ne.
Në qoftë se raporti i Komisionit Europian ka dalë në nëntor. Pra para se SPAK të dërgonte kërkesën zyrtare për heqjen e imunitetit.
Para se gjermanët të thonin që është test kritik.
Albana Vokshi: Para gjermanëve, para McAllister… Po të lexosh raportin e Komisionit Europian i cili në fakt e ka mbështetur, i ka dhënë mbështetje, sidomos Komisionerja Kos apo komisionerë të tjerë e kanë mbështetur Ramën përtej edhe detyrës dhe funksionit të tyre. Kanë dalë nga detyra për ta mbrojtur. Sepse e mbani mend që komisionerja Kos ka ardhur dhe ka thënë, zgjedhjet ishin të lira e të ndershme, kur ODIHR vetë ka thënë që zgjedhjet s’ishin të lira dhe të ndershme. Kemi një parti shtet të lidhur dhe me bandat. E ka thënë ODIHR. Pra raporti i Komisionit Europian ka thënë vetëm katër fusha nga 40 ka një lloj përparimi. Dhe këto janë marrëdhëniet me jashtë, çështjet rajonale, gjëra që janë kanë qenë gjithmonë.
Në 28 fusha të tjera ka bërë zero ose shumë pak progress. Pjesa më e madhe është zero. Dhe këtu futet siguria ushqimore, futet shëndeti publik, arsimi, infrastrukturat ditale, transporti, pra janë 28 fusha edhe te komisioni.
Një grup shumë i rëndësishëm diplomatësh apo staf të ministrive të jashtëme, e përfaqësues të Komisionit Europian, Parlamentit Europian e të tjerë kanë ardhur dhe këtu kanë bërë takime, unë i kam takuar kur kanë ardhur në Shqipëri. Ata kanë refuzuar që të kalojnë raportin e ndërmjetëm IBAR të cilin e keni përmendur në emisionin tuaj apo në televizionin tuaj. Por ky është raporti, vendimi i tyre është më i rëndësishmi për të vijuar më tepër hapjen e kapitujve. Këto thonë po ose jo.
Ata thanë jo. S’ka asnjë progres dhe ai ka qenë momenti kur ka ndikuar edhe rasti Balluku, edhe rasti AKSHI. Balluku ka bërë më shumë zhurmë për shkak të mbrojtjes publike me 82 vota dhe me propozimin për ndryshimin e kodit të procedurës civile, penale nga ana e Edi Ramës. Pra u bë mburojë Rama për të mbrojtur Ballukun sepse mbronte veten. Tani këtë e kemi të qartë të gjithë. AKSHI është akoma më i rëndë si rast sesa Balluku.
Që është strukturë kriminale e organizuar.
Albana Vokshi: Sepse kemi abuzim. Sepse kemi korrupsion me tendera sekret, ju e dini që është bërë nami, sepse është kopshti i Edi Ramës, ku baxhanaku merrte tendera sekretë, ka marrë qindra milionë euro, ku e kontrollonte Ergys Agasi që neve të gjithë e dimë që ishte koordinatori i Ramës me bandat kriminale.
Të gjitha të dhënat e AKSHI-t ishin në duart e bandave kriminale. Të gjitha pa përjashtim. Dhe s’po flas vetëm që keqpërdoreshin për fushatë elektorale? Se mua vetë më kanë rënë në dorë tabelat e AKSHI-t, për shembull të Belinda Ballukut, ku qartazi shihet se si është dhunuar vota. Patronazhisti është aty për të spiunuar, çdo nevojë, çdo problem, nëse ke shtëpi ku e ke, nëse ke tokë ku e ke, nëse ke makinë kush është targa, i ke paguar taksat apo jo, ke marrë kredi apo jo, ke një sëmundje apo jo, pra të gjitha të dhënat. Ku është fëmija në shkollë, kush është emri i mësueses….,
Më keq se sigurimi i shtetit.
Albana Vokshi: Po po, më keq. Është më keq se sigurimi i shtetit. Domethënë unë kam lexuar tek lista e Ballukut, është i sëmurë mendor po duhet marrë, duhet çuar aty, jeton përballë dyqanit të mishit në katin e dytë nga mbrapa. Ka shkuar Albana e ka takuar po Albana nuk ja ka mbushur mendjen. Do t’i çojmë filanin, fistekun. Ka shtatë shtresa patronazhimi, nuk i shpëton dot askush patronazhimit…
Gazeta RD