Rritja e çmimeve, Tabaku: Sistemi po penalizon pakicën! Barra fiskale mbi qytetarët

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e papërballueshme të çmimeve në Shqipëri, duke e lidhur atë me modelin ekonomik dhe keqqeverisjen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Tabaku thekson se familjet shqiptare po përballen çdo muaj me shpenzime gjithnjë e më të larta, ndërsa të ardhurat mbeten të ulëta, duke krijuar një raport thellësisht të pabarabartë mes çmimeve dhe të ardhurave.

Sipas Tabakut, çmimet kanë arritur rreth 60% të nivelit të Bashkimit Europian, ndërsa të ardhurat e qytetarëve vetëm 20%. Deputetja shpjegon se kjo nuk është pasojë e tregut të lirë, por e deformimeve të tij, ku mungesa e konkurrencës reale në sektorë si ushqimet dhe karburantet ka krijuar struktura oligopoliste që vendosin çmimet.

Një tjetër faktor që rëndon mbi çmimet, sipas saj, janë taksat e larta dhe komplekse, të cilat transferohen drejtpërdrejt te qytetarët, duke rritur ndjeshëm koston e jetesës. Tabaku e cilëson modelin ekonomik aktual si të shteruar, të varur nga shpenzimet publike dhe pa mbështetje reale për prodhimin dhe investimin privat.

“Çmimet e larta nuk janë rastësi. Ato janë rezultat i një sistemi që nuk funksionon për shumicën”, thekson deputetja, duke shtuar se ndryshimi i kësaj situate kërkon një ndryshim të qeverisjes.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …