Ndërsa fermerët ankohen për vështirësitë ekonomike dhe çmimi i një kilogrami domate në treg ka arritur në 4,000 lekë të vjetra, faji gjendet te politikat fiskale të qeverisë.
Në mbledhjen e organizuar me ekspertët e burimeve natyrore në PD, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë, Eduart Sharka tha se barra kryesore nuk qëndron te fermerët, por te taksat e larta që rrisin artificialisht çmimin për konsumatorin dhe ulin fitimin për prodhuesin.
Nga çmimi final që paguan një qytetar për domaten vendase, rreth 25% deri në 35% e vlerës, theksoi Sharka, shkon direkt në arkën e shtetit në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).
Sipas tij, qeveria takson produktin shqiptar në disa faza, duke e bërë atë më të shtrenjtë për xhepat e qytetarëve. Kjo situatë, theksoi ai, krijon një konkurrencë të pandershme me produktet e importit.
Sharka: Po qahen fermerët thotë, jemi keq thotë, 1 kg domate 4.000 lekë të vjetra sot në treg. Dhe doja ta sqaroja se është diçka specifike që po, është e vërtetë që 1 kg domate 4.000 lekë sot, por qytetarët shqiptarë, konsumatorët shqiptarë duhet ta dinë që në rast se ky kilogram domate është blerë në rrugë formale, ato kanë marrë kupon tatimor, 25% deri në 30% të çmimit e ka marrë TVSH-ja e qeverisë. Sepse 20 është e ligjshme, sepse shkalla e TVSH-së është 20%, por 5 deri në 10% qeveria e ka marrë fermerit nëpërmjet tregtarit të inputeve bujqësore.
Edhe me gafën fiskale të TVSH-së zero në blerje dhe 20 në shitje që ne kishim në program dhe konsumatorët duhet ta dinë mirë tani, çfarë rëndësie kishte programi. Ne marrim 35% të çmimit e merr qeveria konsumatorit tonë. Ndërkohë, që në rast se kjo domate vjen nga importi, qeveria jonë i merr 20% TVSH të këtij çmimi, që do të thotë 4.000 lekë * 800 lekë me 20% dhe 1200 lekë me, me 30%. Kjo është e vërtetë edhe diçka tjetër. Në rast se domatja jonë shkon në Itali, konsumatorët italianë, për shteti italian i merr 4% TVSH. Mesatarja e Evropës është 9%, kurse konsumatorët tanë e blejnë me 25 deri në 30% ë, produktet bujqësore që dalin nga fermeri.
Në këto kushte jemi dhe unë do të doja të propozoja që për skemën e naftës është një kontraditë e madhe, ju e dini u hoq skema e naftës. Sot më shumë se kurrë fermeri shqiptar kishte nevojë për naftën pa akcizë. Unë mendoja që qeveria do t’ia jepte në bazë të aplikimeve të vitit të kaluar, sepse lekët u dhanë në dhjetor vjet dhe nuk i shërbyen fermerit. Sivjet me këtë krizë u takonte që t’ua jepte, t’ua disbursonte tani dhe me vend bënte kontrollet. Qeveria e hoqi fare naftën pa akcizë për fermerët. Në këto kushte, në këto kushte jemi. Të pezullohej 10%-shi i TVSH-së së inputeve, sepse ka rritje të jashtëzakonshme të çmimeve dhe barazimi i TVSH-së.
Gazeta RD