Niveli i çmimeve është rritur katërfish më shpejt se niveli i të ardhurave, duke e bërë jetesën në Shqipëri gjithnjë e më të vështirë.
Alarmi u ngrit nga Kastriot Sulka drejtues iI Departamenti i Çështjeve Sociale dhe të Punësimit në PD, i cili në një analizë të detajuar të të dhënave ekonomike për periudhën 2016-2024 zbuloi realitetin e zymtë për qytetarët shqiptarë,
Sipas të dhënave, çmimet në Shqipëri janë rritur nga 45% në 64% të nivelit të çmimeve të Bashkimit Europian, theksoi Sulka, një rritje prej 19 pikë përqindjeje, ndërsa e kundërta ka ndodhur me të ardhurat e shqiptarëve, të cilat kanë shënuar një rritje modeste prej vetëm 5%, duke arritur në 21% të mesatares europiane.
Sulka: Bëjmë fjalë për një periudhë nga viti 2016 deri në vitin 2024. Çmimet për këtë periudhë janë rritur nga 45 në 64% të nivelit të çmimeve të Europës, pra me 19%. Ndërkohë të ardhurat, jo pagat, por të ardhurat janë rritur nga me 5%, duke shkuar në 21%. Pra kemi një rritje të nivelit të çmimeve katër herë më shpejt sesa niveli i pagave. Ose i të ardhurave. Më konkretisht, qumështin dhe produktet e veta e kemi 132% të Europës. Pra 32% më lart sesa niveli në Europë. Sheqeri dhe produktet e veta janë po prapë 124.7%. Pijet joalkolike janë 118%. Mishi 95%, pra vetëm 5% më pak sesa niveli mesatar në Europë. Peshku 95%, frutat 95%. Vajrat dhe yndyrnat 99%, pra pothuajse jemi në të njëjtin nivel. Perimet 85% dhe duhet ta mbyll me drithërat dhe bukën 82%. Këto janë sa për të treguar në çfarë niveli çmimesh ne lundrojmë. Dhe të llogarisësh, të ardhurat tona janë 21% e të ardhurave në Europë.
Jemi pothuajse pra me të njëjtat, flas për vitin 2024, nuk kemi hyrë akoma tek historia juaj që po trajtojmë sot ë? Po flas për atë që janë të konsoliduara si çmime. Dhe e gjitha kjo bëhet fjalë për nivelin mesatar në Shqipëri, 40% e shpenzimeve tona, të ardhurave tona, ne i harxhojmë për këto gjërat që sapo folëm ë? Për tavolinën. Nuk futemi në shpenzimet e arsimit, nuk futemi në shpenzimet e transportit, janë ato që ne konsiderojmë shpenzimet bazë, pra në tavolinë. Hyn brenda dhe ky është niveli që neve përballem.
Efekti kishte filluar direkt. Tregu kishte reaguar direkt atë ditë, kishin filluar që të tregonin se sa ishin rritur çmimet përkatëse dhe reagimin e njerëzve. Sigurisht nuk pritet në ditët në vijim, do jenë marrë masat përkatëse, mediat janë ndaluar që të të diskutojnë më për të tilla çështje. Së fundi, që të mos marr dhe kohën, sepse kjo është një temë që prek, siç e thashë, nga ajri deri në tokë. Dua të bie në vëmendje familjet në nevojë, sikurse e tha dhe doktor Berisha. Duhet ta përsëris disa herë sepse me sa shoh nuk arrijmë dot që njerëzit kur kapin një problem, nganjëherë edhe kthejnë kokën nga krahu tjetër.
Gazeta RD