Berisha: 9 vende kanë bllokuar miratimin e raportit IBAR, integrimi është në vendnumëro!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, me bllokimin e raportit IBAR nga 9 vendet, Integrimi është në vendnumëro.

Berisha tha se, Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtë fakt ndërsa nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët ndërsa garantoi se “nëse vazhdohet ky qëndrim, kjo mbrojtje e Lubi Ballukut, në rast se vazhdohet ky qëndrim ndaj dosjes së AKSHI-t, ku Linda e vërtetë është ajo e Surrelit, kurse Mirlinda është prestanome e saj, Shqipëria jo vetëm që do të rrijë në vendnumëro, por do të kthehet mbrapa me ndëshkime të rënda

Berisha: Së dyti, dita 1 prill është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e arritjes më të madhe historike në fushën e sigurisë pas shpalljes së pavarsisë së vendit. Por këtë ditë ne morëm edhe një lajm të hidhur, që e fshehur qeveria.

Këtë ditë në Bruksel, në debatin që do zhvillohej për IBAR-in me Shqipërinë, nuk ishin më tre apo katër vende që kundërshtonin miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por ato u bënë 9 vende që e kundërshtuan me shumë argumente dhe shumë çështje votimin e këtij raporti.
Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtu, përkundrazi nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët.

Por unë përsëri u them se pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë procesi i integrimit për momentin është vendnumëro.

Por u garantoj se nëse vazhdohet ky qëndrim, kjo mbrojtje e Lubi Ballukut, në rast se vazhdohet ky qëndrim ndaj dosjes së AKSHI-t, ku Linda e vërtetë është ajo e Surrelit, kurse Mirlinda është prestanome e saj, Shqipëria jo vetëm që do të rrijë në vendnumëro, por do të kthehet mbrapa me ndëshkime të rënda.
Kjo është e vërteta.

Edhe ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE.

About Redaksia

Check Also

Historia e marrëdhënieve të Altin Dumanit me të dënuarin Andon Pango

Një histori që nuk është shpjeguar kurrë thjesht për publikun dhe që lidhet drejtpërdrejt me …