Brenda muajit/ Duhet të paguani për të hyrë në tunelin e Belës

Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi aplikimi i tarifave në Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund periudhës së kalimit pa pagesë për drejtuesit e mjeteve.

Punimet për instalimin e sistemit të pagesës janë drejt përfundimit, ndërsa gjatë ditës së sotme janë kryer testimet finale për të siguruar funksionimin e plotë të tij. Kamerat e sigurisë, sistemet elektronike të kontrollit dhe e gjithë infrastruktura mbështetëse po kalojnë në verifikimet e fundit, në mënyrë që procesi i tarifimit të nisë pa probleme.

Sipas skemës së parashikuar, tarifat do të variojnë nga 100 lekë për motoçikletat deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për makinat, pagesa do të jetë 250 lekë për një kalim, ose 500 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë, 500 lekë do të paguajnë mjetet me karroceri, ndërsa për furgonët dhe autobusët tarifa do të arrijë në 1000 lekë.

Vendosja e këtyre tarifave pritet të shoqërohet me reagime nga qytetarët dhe udhëtarët, të cilët deri më tani e kanë udhëtuar pa pagesë. Mbetet ende e paqartë nëse do të aplikohen lehtësi apo tarifa të reduktuara për banorët rezidentë të zonës.

Tuneli i Llogarasë konsiderohet një investim i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit drejt jugut të vendit, duke shkurtuar ndjeshëm kohën e udhëtimit por brenda pak muajsh nga ndërtimi ka shfaqur defekte serioze në infrastrukturë.

Për shkeljet me tenderin e ndërtimit të Tuneli i Llogarasë, SPAK ka marrë të pandehur ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, bashkë me ish-kreun e ARRSH, Gentian Gjyli, si dhe Erald Elezi, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve. Të tre akuzohen për shkelje të barazisë në tenderin me vlerë 190 milionë euro.

About Krye Redaktor

Check Also

“Nuk mund të arrestohet Balluku për tenderat”/ Rama merr zyrtarisht në mbrojtje korrupsionin

“Postimmes”- Si e vlerësoni suksesin e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, duke pasur parasysh se …