Rritja e çmimeve/ Alimehmeti: Nafta s’ndjek normat e tregut, por interesat e një grushti personash!

Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti, i ftuar në Syri Tv, deklaroi se rritja e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve nuk është një fenomen i rastësishëm, por rezultat i një strategjie të ndërtuar prej vitit 2013.

Alimehmeti theksoi se Shqipëria ka pasur historikisht karburantin më të shtrenjtë në Evropë, duke akuzuar qeverinë për mosheqjen e akcizave, siç ishte premtuar në vitin 2013.

“Nafta nuk ndjek logjikën e tregut, por interesat e një grushti njerëzish të lidhur me pushtetin. Edhe kur euroja ra në nivele historike, çmimet nuk u ulën,” tha ai, duke e lidhur këtë fenomen me hyrjen e parave nga narkotrafiku.

Sipas Alimehmetit, e njëjta logjikë keqqeverisjeje shtrihet edhe tek ushqimet. Ai kujtoi mungesën e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe mosmenaxhimin e katastrofave natyrore.

“Nëse domatja prodhohet në Shqipëri, pse duhet të ndikohet nga lufta? Problemi është mungesa e mbështetjes për bujqësinë dhe abuzimi me fondet e IPARD-it,” theksoi ai.

Alimehmeti akuzoi qeverinë se ka një strategji afatgjatë për shpopullimin e vendit: “I ofrojnë më pak shëndetësi, më pak arsim, më pak siguri, çmime më të larta, në mënyrë që qytetarët të thonë se kjo Shqipëri nuk bëhet dhe të largohen.”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Data 17 do jetë leksioni i madh që do i jepet këtij regjimi! BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që në datën 17 …