Berisha: Përshëndesim armëpushimin mes SHBA dhe Iranit, urojmë të sjellë paqe të qëndrueshme

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Partia Demokratike përshëndet arritjen e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit në Gjirin Persik, duke shprehur shpresën që kjo marrëveshje e përkohshme të shndërrohet në një paqe të qëndrueshme në një rajon me rëndësi strategjike dhe energjetike për botën.

Berisha vlerësoi qëndrimin e opozitës dhe theksoi nevojën për stabilitet në një zonë kyçe për interesat globale.

Berisha: Së pari, shpreh vlerësimin tim, tonin, të PD dhe opozitës për armëpushimin e arritur në luftën në Gjirin Persik midis SHBA, Izraelit dhe Iranit.

Le të urojmë që ky armëpushim të shndërrohet në një marrëveshje paqeje të qëndrueshme për vendet dhe popujt e këtij rajoni, rajoni siç faktohet i një rëndësie strategjike dhe nevralgjike për energjinë e botës.

About Redaksia

Check Also

Skandali-Rama në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 milionë USD me Ron Yeffet

Një padi e depozituar në SHBA ndaj Ron Yeffet, e siguruar nga “Pamfleti” zbulon një …