Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat, Flamur Noka, i kallëzuar penalisht për shpifje nga efektivi i Burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, tetorin e vitit të kaluar.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina palloj, e cila ka rrëzuar pretendimet e denoncuesit me argumentin se ekziston vepër penale nga ana e Nokës.
Më herët Gjykata e Posaçme kishte pushuar një tjetër çështje denoncimi ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka, para zgjedhjeve të 11 majit, kallëzim po nga efektivi Gjergji Vishkulli.
Vendimi ishte marrë më 3 tetor 2025, po nga e njëjta gjyqtare.
Polici i burgut, paditës, Gjergji Vishkulli, e akuzonte deputetin e PD-së për shpifje në lidhje me denoncimin që ligjvënësi bëri më 8 maj se një grup policësh të Burgut të Peqinit ishin përfshirë në fushatë elektorale për shtabin e kandidates aktualisht deputete e PS, Sara Mile dhe grupit të Suel Çelës në Elbasan.
Ai deklaroi se madje në lokalin e një prej efektivëve ishte mbajtur edhe një takim elektoral për këtë qëllim.
Vendimi:

Gazeta RD