Eshte më e shtrenjte/ Kosova nis hetimet për naftën që importohet nga Shqipëria

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari Lila, deklaroi se çmimi i naftës që importohet nga Shqipëria është më i lartë se sa vendet e tjera fqinje.

“Janë tre vende kryesore nga të cilat hyn nafta në Kosovë. është Shqipëria, në masën më të madhe, 50 ose 60 për qind, është Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Dmth Shqipëria prej Arabisë Saudite që vjen dhe shkarkohet në Portin e Durrësit, ndërsa Greqia dhe Maqedonia kryesisht prej rafinerive të tyre. Tani çka ne kemi vërejt këto ditët e fundit, tani që bëjmë një mesatare të peshuar të litrave dhe çmimit është që çmimi nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut vjen më i ulët, në disa raste prej 10 deri në 13 cent më i ulët se sa çmimi nga Shqipëria. Do të thotë në shumicën e rasteve kur kemi import të derivateve të naftës nga Shqipëria ne kemi një çmim, i cili e rrit mesataren e peshuar,” tha Kusari Lila.

Kreu i industrisë tha se qeveria e Kosovës ka kërkuar shpjegime nga autoritetet në Shqipëri se pse ndodh kjo situatë.

“Kur fillimisht kemi pyetur pse ndodh kjo, interpretimet e para nga sektori ishin që për shkak të taksave dhe unë e dija që kjo nuk mundet të ishte e vërtetë pasi taksat nuk aplikohen për mallin që është tranzit. Prandaj dhe direkt kemi komuniku me autoritetet në Shqipëri, prej doganës e deri tek ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për portin dhe ata janë duke bërë analizën e vet dhe brenda një ditë, dy më së largu do e kemi vlerësimin edhe prej Shqipërisë,” shtoi Kusari Lila.

Por ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të sajën se pse çmimi i karburanteve nga Shqipëria është më i lartë.

“Duket se atje dukshëm paraqitet situatë e koncentrimit. Janë një ose dy importues, dy dmth nga Shqipëria, të cilët bëjnë importin dhe mund të jetë që edhe qëllimshëm bëhet kjo, ky çmim pak më i lartë se në Greqi edhe në Maqedoni të Veriut. Për import po flas gjithmonë, nuk po flas për çmimin e shitjes me pakicë që ndodh nëpër pompat apo pikat e shitjes atje,” përfundoi Lila.

About Krye Redaktor

Check Also

Shqiptarët do të paguajnë për kalimin në të gjitha austradat

Në Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe Planit të Veprimit 2030, thuhet autoritetet shqiptare synojnë të …