Ish-prokurori i Krimeve të Rënda dhe avokati Eugen Beçi, duke komentuar mbledhjen e Kolegjeve të bashkuara të Gjykatës së Lartë për paraburgimin u shpreh dyshues për qëllimet e nismëtarëve. Beçi deklaroi se rruga më transparente do të ishin ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, por po kërkohet të bëhet një vendim që ndikon te dënimi i zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.
“Vendimi unifikues i vitit 2011 nuk u zbatua në praktikë në proceset gjyqësore. Ti do të thuash se është në arrest me burg, se nuk bën arrest neë shtëpi, pse nuk bën garancia pasurore, pra me prova konkrete jo formula standard. Ai vendim kishte edhe një problem tjetër, që barrën e provës e ka mbrojtja, më saktë i pandehuri.
Gjykata e Lartë kishte të drejtë të ndërhynte me një vendim unifikues.
Ky vendim kërkon të përcaktojë tre elemente thelbësore dhe mbetet për t’u parë nëse ato do të reflektohen në vendimin e ri dhe nëse gjykata do ta kalojë këtë test.
Së pari, mungesa e alternativave, pse duhet domosdoshmërisht masa ‘arrest në burg’ dhe pse nuk aplikohen masa të tjera më të lehta.
Së dyti, rreziku nuk duhet të vlerësohet vetëm nga vepra penale, por edhe nga rrethana të tjera konkrete.
Duhen prova konkrete. Vendimi thotë që barrën e provës e ka i pandehuri, pra më merr të pandehur por më provo nëse jam i fajshëm apo jam i pafajshëm.
Gjykata e Lartë kishte të drejtë që të merrte një vendim unifikues.
Në gjykatat shqiptare pas vitit 2021 kërkesat për vendosjen e masave të sigurimit janë klishe: ekziston rreziku i largimit, i shmangies dhe njëllopj për të gjithë, si ata për drejtim mjeti oa patentë si ata për vrasje. Duhet t’i kesh provat e sakta dhe të plota. Por nuk është te standardet e Strasburgut.
Gjithë këto vështirësi kanë kërkuar që paraburgimi është zgjidhja e fundit.
Mos vallë cenon sigurinë juridike vendimi më i fundit i Gjykatës së Lartë, sepse ne kishim një vendim unifikues të vitit 2011 dhe një gjykatë e lexonte, një nuk e lexonte.
Në rast se ne duam një ndryshim, duhet bërë ndryshimi ligjor, sepse ai jep siguri juridike. Edhenë Kodin e Procedurës Penale, neni 228 e në vijim, fakti se si caktohet arresti me burg dhe alternativat e tjera, duke mos e lënë një vendim unifikues, i jep të drejtë edhe Andit që është pastrues dhe Eugenit që është kryetar bashkie.
Nëse ti e lën vetëm me vendim unifikues, një gjykatë e shikon ndryshe për Andin dhe ndryshe për Eugenin dhe ky element të bën të dyshosh për faktin pse kuer jeni kaq të shqetësuar për liritë dhe të drejtat e njeriut, pse nuk bën një proces më transparent atij të ndryshimeve ligjore në Kodin e Procedurës Penale, por i hyn me rrugën më të lehtë, ku kërkohet një vendim unifikues? Në rast se nuk e bën me ndryshime ligjore, i lë vend vetëm subjektivizmit. A mos vallë në këtë fushatën e arrestimeve të zyrtarëve të lartë do të na duhet një vendim unifikues që për dikë përdoret dhe për dikë nuk përdoret?
Gjykata e Lartë nuk pranon asnjë rekurs nga rrethet. Tani kujtohen? Gjykata e Lartë duhet të kishte ndërhyrë me raste konkrete se gjykatat kanë abuzuar, por sot, pa patur statistikë, çon dhe bën vendimin njesues” -tha Beçi.
Gazeta RD