Berisha: Lufta kundër korrupsionit, e pashpresë përsa kohë të jetë Rama aty! Gjithçka në dorën e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha theksoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri është e pashpresë për sa kohë Edi Rama është kryeministër.

Berisha tha se, lufta kundër korrupsionit në këtë vend është e pashpresë për sa kohë të jetë Edi Rama aty. Gjithçka është në dorën e qytetarëve.

Berisha: Lufta kundër korrupsionit në këtë vend është e pashpresë për sa kohë të jetë Edi Rama aty.

Ndaj dhe ne do e bëjmë këtë çështje kryesore të axhendës tonë.

Ju e shihni, ky i dominon totalisht mediat.

Ky ka vendosur tentakula mafioze.

Nuk ka mafie më të keqe, mafia e censurës është më e poshtër se mafia e drogës sepse ajo vret fjalën e lirë, vret mendimin e lirë, vret të vërtetën, manipulon të vërtetën.

Dhe për një komb, ajo është mafia më e rrezikshme.

Dhe ky, kujtoni pak, gjithë kjo çështje se mund të jenë një apo dy studio televizive që e kanë trajtuar, dhe gjithë të tjerat nuk e fusin në rend dite fare.

Në një kohë që duhet t’u bien sirenave në qoftë se misioni kryesor është mbrojtja e interesit publik.

Nuk ka shkelje më të rëndë, nuk ka plaçkitje më të madhe të interesit publik se sa porti i Durrësit.

Jo. Merren me çdo gjë tjetër dhe nuk merren me çështjet kryesore sepse janë në tërësi të narkotizuar nga paratë që marrin nga qeveria.

Ndaj janë vetëm qytetarët që me zërin e tyre duhet të bëjnë që të ushtojë fuqishëm në Shqipëri dhe në Europë mbrojtja e këtij interesi strategjik, kombëtar, ekonomik financiar në portin e Durrësit.

Dhe ne do ta bëjmë këtë.

About Redaksia

Check Also

PD denoncon Delina Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të …