Berisha: Zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port 4 herë më të vogël është akt antikombëtar nga Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij tha se, zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port të ri në Porto Romano përbën një vendim të rëndë dhe të dëmshëm për interesin kombëtar.
Ai e cilësoi këtë projekt si një akt antikombëtar, ku kryeministri Rama po shkatërron një prej aseteve më strategjike të vendit dhe për ndjekjen e interesave të ngushta ekonomike në dëm të zhvillimit afatgjatë të Shqipërisë.

Berisha: Nuk ka vjedhje më të madhe se kjo. Vetëm truall publik aty janë 1 milion e 200 mijë metër katrorë.
Investimet që janë bërë, thellimet, leverdishmëria e jashtëzakonshme e këtij porti për të gjithë zonën nga Mati gjer te Ura e Mifolit.
Dhe autoriteti i BE për portet e kishte klasifikuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike, e kishte studiuar Durrësin si port të një rëndësie strategjike.
Të gjitha studimet e shpalosjes së forcave të armatosura të Shqipërisë në kuadër të NATO-s, Durrësin e kishin në epiqendër.
Nuk kishin përcaktuar as Vlorës, as Sarandën, as Shëngjinin, por Durrësin.
Pra, çdo gjë ishte e stabilizuar.
Durrësi, me infrastrukturën e re që ndërtohej, me Rrugën e Kombit, me hekurudhën Durrës-Prishtinë, me Korridorin 8, me aksin veri-jug, Durrësi shndërrohej epiqendra më kryesore e transportit në rajon.
Dhe unë e kam deklaruar në mënyrë të përsëritur, një nga kundërshtimet më të forta, më të egra që u bë për ndërtimin e Rrugës së Kombit ishte sepse dëmton portet strategjike të tjera në rajon. Dhe natyrisht fuqizohej Durrësi.
Durrësi dilte port kryesor.
Dhe këtij i vuri syrin e ciklopit Edi Rama dhe do të bëhet multimiliarder jashtë çdo imagjinate.
Por ka një tjetër aspekt, natyrisht Durrësi është ky, port tjetër mund të ndërtohet sepse nevojat rriten, etj me radhë, por zëvendësimi i Portit të Durrësit me një port në Porto Romano 4 herë më të vogël në sipërfaqe dhe kapacitete sa Porti i Durrësit, 8 herë më të vogël se Porti i Selanikut, 44 herë më të vogël se Pireu, ky është një akt absolutisht fund e krye antikombëtar, në një kohë kur fizibiliteti nga Adriatiku drejt Europës qendrore është më i përshtatshmi.
Kur hyn në krime të tilla monstruoze, nuk ke të ndalur.
Çfarë bën tani?
Shkonte në Bruksel, shkonte edhe në selinë e NATO-s dhe u thoshte ta ndërtojnë këtë port.
Natyrisht nuk i ndërhyn një vendi sovran për të ndërtuar portin, por meqenëse kërkon, atëherë porti duhet të ketë ato kushte që duhet të ketë një port strategjik për NATO-n.
Porti i Durrësit i plotëson kushtet pasi është port strategjik.

About Redaksia

Check Also

PD denoncon Delina Ibrahimajn: 200 mijë euro për “Delina n’Fest”, paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të …