Qeveria zhduk gjurmët e krimit! Tenderat e AKSHI-t transferohen tek OBP e Arlinda Pogajt

Qeveria ka miratuar një vendim, që i heq përfundimisht AKSHI-t kompetencën për të zhvilluar tenderat e Teknologjisë së Informacionit. Tashmë të gjitha proçedurat e prokurimit për kontratat e IT-së do të zhvillohen nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.

“Për procedurat e prokurimit, që lidhen me fushën e teknologjisë së informacionit për sistemet, pajisjet softëare dhe hardëare, mirëmbajtjen, si dhe shërbimet e internetit dhe intranetit, me vlerë mbi kufirin monetar të prokurimeve me vlera të vogla, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., në cilësinë e organit qendror blerës, kryen edhe përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, vlerë, e cila konfirmohet respektivisht nga autoriteti ose enti kontraktor përkatës,” thuhet në vendimin e miratuar këtë të premte nga Këshilli i Ministrave.

Qeveria zhduk gjurmët e krimit/ Tenderat e AKSHI-t transferohen tek
Vendimi i qeverise qe heq tenderat e IT nga AKSHI

Infrastruktura dixhitale e shtetit po përballen me një situatë thuajse emergjencë, veçanërisht për sa i përket mirëmbatjes. Për shumë nga sistemet, kontratat e mirëmbajtjes kanë përfunduar prej muajsh. Kjo pasi, që pas shpërthimit të skandalit korruptiv AKSHI, që çoi në arrestimin e ish drejtoreshës historike Mirlinda Karçanaj, ky institucion nuk ka zhvilluar më asnjë proçedurë prokurimi.

Duket se qeveria ka qenë e vendosur për të mos lejuar më kryerjen e asnjë tenderi në AKSHI dhe madje edhe në ankth. Dy muaj më parë Parlamenti miratoi një propozim të deputetit socialist Erjon Malaj, i cili transferon tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.

Ligji i votuar në Kuvend shfuqizoi disa pika në nenet 4 dhe 29 të ligjit “Për qeverisjen elektronike”, duke hequr kompetencat e AKSHI në kryerjen e prokurimeve të qendërzuara dhe lidhjen kontratave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Për të kryer këtë detyrë ai ngarkon një shoqëri aksionere, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

Por shoqëria aksionere ende nuk është krijuar dhe situata me prokurimet e IT-së është emergjente për shkak se servat e shtetit janë duke rënë dhe duke përballur qytetarët me probleme të shumta. Në këtë situatë qeveria nuk ka pritur krijimin e shoqërisë aksionere për të transferuar tenderat e AKSHI-t, por ka ndërhyrë duke i çuar ato përkohësisht tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara./Kapitali.al

About Redaksia

Check Also

Transporti urban në Tiranë në kolaps!

Nga Dorian TELITI TRANSPORTI URBAN NË TIRANË NË PRAG TË PARALIZËS – KJO NDODH KUR …