Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës ku një person ka mbetur i vdekur.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka lënë të vdekur.
Raportohet se Eduart Ahmataj ka vrarë me armë zjarri kunatin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrion, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu.
“Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A.”– njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.
Gazeta RD