Kryetari i PD, Sali Berisha mbajti një minut heshtje për Eliot Engel, ish-kongresisti amerikan, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Engel ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të kombit shqiptar.
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, tha Berisha në hapje të bashkëbisedimit me qytetarët online sot në mesditë.
Berisha: Të dashur miq, këtë takim me ju në rrjetet sociale, duhet ta filloj me nderimin me një minutë heshtje të njërit prej miqve më të shquar, më të shtrenjtë dhe më të çmuar të kombit shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ndodhen, ish-kongresmenin Eliot Engel.
Eliot Engel punoi si kongresmen për 16 legjislatura në Kongresin e SHBA, ndau kohën dhe zemrën e tij krahas zgjedhësve dhe vendit të tij madh edhe si promotor, avokat, zë i pamposhtur i kauzës së drejtë të shqiptarëve të Kosovës, shqiptarëve në Mal të Zi dhe për demokracinë shqiptare.
Në jetën time politike nuk kam njohur kurrë një njeri që të ketë bërë më shumë për kombin tonë me aq dashuri dhe pasion çfarë kishte mundësi, se sa Eliot Engel.
Nderojmë ne me një minutë heshtje kujtimin e tij.
I paharruar kujtimi i mikut tonë të madh!
Gazeta RD