Këlliçi: Rama zgjodhi të pandehurën Balluku para integrimit!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se me mbrojtjen e Belinda Ballukut po pengon integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe se si gjithmonë shmang përgjegjësinë duke fajësuar opozitën.

Ai thekson se kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk po arrin të mbyllë kapitullin kryesor me BE, ndërsa vendet e rajonit po ecin përpara në procesin e integrimit.

Këlliçi kujton deklaratën e eurodeputetit McAllister, i cili e cilësoi imunitetin e Ballukut si “test kritik për Shqipërinë”.

Reagimi

Me Ballukun në krahë, për të cilën pengoi integrimin e Shqipërisë, Edi Rama (miku i Ron Yeffetit dhe Charles McGonigal), fajëson si gjithmonë Opozitën!

Duke pasur në krah Belinda Ballukun, mbrojtja e të cilës në Kuvend me 82 kartona është arsyeja kryesore pse Shqipëria nuk po e mbyll dot kapitullin kryesor me BE, Edi Rama arriti sot në një nivel të paimagjinueshëm të gënjeshtrave e shpifjes, sikur Opozita po pengon integrimin.

Një ligësi që nuk bën më punë as tek ata që e duatrokasin, që thirren aty me urdhër partie.

Edhe më militanti, edhe patronazhisti më i verbër, e di mirë se Edi Rama zgjodhi Belinda Ballukun, përpara integrimit.

Ishte Brukseli në Tiranë që foli me gojën e McAllister, e tha qartë: “Imuniteti i Ballukut, është test kritik për Shqipërinë”! Edi Rama vendosi ta mbrojë Ballukun, të pengojë drejtësinë për aferat e tij, për abuzimet e tij prej miliarda eurosh dhe për këtë akt, sot procesi ka ngrirë, teksa Mali i Zi po ecën çdo ditë e më shumë.

Për ta bërë mashtrimin më të madh, shoku i Ronit u thotë militantëve të tij sikur paska folur dhe e di se çfarë ka ndodhur dhe me vendet e tjera të rajonit.

E vërteta është se vendet e rajonit që janë integruar, apo që po ecin përpara në këtë proces, i kanë plotësuar kriteret që ka kërkuar Brukseli. I vetmi që refuzoi kërkesën e tyre, që zgjodhi Belindën para ligjit, para drejtësisë, para Shqipërisë, është Edi Rama.

Dhe ai është përgjegjësi i vetëm pse procesi për ne ka ngecur.

Dhe nuk ka fare turp të mburret me zgjedhjen që ka bërë, pasi del me të pandehurën për 1.1 miliardë euro abuzim, në krah. Duke i dhënë edhe më shumë pushtet, imunitet e paprekshmëri.

Kjo është arsyeja pse për Shqipërinë ka pyetje të tjera, ka çështje të tjera, ka skepticizëm dhe shtyrje të integrimit!

About Redaksia

Check Also

Pasi u hoqi naftën, Rama ofendon fermerët: Kërkoni gjëra që nuk i ka as BE-ja!

Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri janë në ditët e tyre më të zeza, për shkak …