Maskarada e fundit e SPAK të drejtuar nga Braho

SPAK i ka kërkuar GJKKO-së të pushojë çështjen për Joniad Myzyrin, ish-kreun e KPP-së.

Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike. Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Ky tender është zhvilluar sipas SPAK në 2020 dhe siç dyshohet Komisioni i Prokurimit Publik nuk i ka marrë në konsideratë ankesat.

Gjatë shqyrtimit të procedurës së mësipërme në kundërshtim me ligjin, deklaron SPAK, është favorizuar bashkimi i operatorëve që nga hetimet del se kanë paraqitur dokumente të falsifikuara.

About Krye Redaktor

Check Also

Këlliçi: Rama zgjodhi të pandehurën Balluku para integrimit!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se …