Është ndarë nga jeta kongresmeni i mirënjohur amerikan, mbështetësi i madh i çështjes shqiptare në Uashington DC, Eliot Engel.
Kongresisti Eliot Engel është ndarë sot nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai kishte përfaqësuar New York-un në Dhomën e Përfaqësuesve nga viti 1989 e deri më 2021.
Engel kishte qenë zë i fuqishëm në ShBA për kauzën e shqiptarëve, sidomos asaj të Kosovës.
Ai i kishte bërë thirrje presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, që të interventonte në Kosovë dhe të ndalonte spastrimin etnik të shqiptarve nga forcat serbe.
Kontributi i tij kishte vijuar edhe pas luftës, pasi Engeli kishte qenë proponent i pavarësisë së Kosovës që eventualisht erdhi më 2008.
Lajmi është konfirmuar nga konteja e Westchester, ku drejtuesi lokal Ken Jenkins, lëshoi sot një deklaratë, më 10 prill 2026, duke nderuar jetën dhe karrierën e ish-kongresmenit Eliot Engel pas ndarjes së tij nga jeta.
Eliot Engel ishte 79 vjeç kur u nda nga jeta. Ai lindi më 18 shkurt 1947 në Bronks dhe vdiq sot, më 10 prill 2026.
Jenkins e përshkroi Engel-in si një ‘shërbyes publik të palodhshëm’ i cili i dedikoi më shumë se 30 vjet përfaqësimit të Bronksit dhe Westchester-it. Deklarata nënvizoi disa aspekte kyçe të trashëgimisë së tij:
Ai u vlerësua si një mbrojtës i vendosur i votuesve të tij në Nju Jork, duke u fokusuar vazhdimisht në nevojat e komuniteteve të tij vendase.
Deklarata vuri në dukje rolin e tij me ndikim si Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku ai ndihmoi në formësimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe mbrojti të drejtat e njeriut.
Jenkins vlerësoi bindjen e Engel-it dhe mirëkuptimin e tij se zyra publike është një përgjegjësi për t’u shërbyer njerëzve.
Drejtuesit e Kontesë i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes dhe miqve të Engel-it, duke vënë në dukje se ndikimi i tij në rajon dhe në vend do të ndihet për breza me radhë.
Gazeta RD