Bujqësia dhe blegtoria në Shqipëri janë në ditët e tyre më të zeza, për shkak të braktisjes së fshatit dhe shpopullimit të vendit.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, për të bërë edhe më të keqe gjendjen e fermerëve ka menduar Edi Rama.
Vetëm pak ditë më parë ai njoftoi se do kishte hequr skemën e mbështetjes së fermerëve me naftë pa taksa, duke bërë që ata të blejnë karburantet me çmimin e tregut.
Por sot në Lushnje, Edi Rama ka shkuar edhe më tej, duke i ofenduar dhe shprehur se, skemën që ata kërkojnë, pra naftën pa taksa, nuk e ka as BE-ja.
‘E neveritshme se si për hir të një luftë të verbër as politike, por tribale fare, angazhohet një lukuni e tërë tenxheresh për të nxjerrë nga konteksti atë që themi dhe për të vazhduar t’i bjerë një fylli në të njëjtën vrimë, jepni naftë.
Nuk e ka BE këtë skemë, ne po shkojmë drejt BE, jemi kritikuar, e kemi justifikuar me idenë e një faze të caktuar.
S’do japim një mbështetje në bazë të sasive që është një llogari 300 mijë lekë të vjetra, shkon në 7-8 mijë euro me skemën e re, në rast se ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën, direkt fermeri. bli naftë sa të duash, por nuk është nafta këtu.
Ata që flasin janë të verbër dhe të ligë’, tha Rama.
Gazeta RD