Berisha: Miq, Edi Rama komandon, kontrollon një mori sahanlëpirësish dhe mediat e tyre. Imagjinoni ju e marr si shembull po s’kam si të mos e marr, Sokol Ballën. Sokol Ballukun. Si ai janë disa, të cilët nga mëngjesi gjerë në darkë, shpifin, trillojnë për opozitën dhe mbrojnë në një mënyrë apo në një tjetër këtë regjim i cili, ç’është e vërteta, po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por nga ana tjetër publikisht dhe haptas para syve tanë, ka marrë të gjitha pushtetet në duart e tij.
Një propagandë e shfrenuar e sahanlëpirësve përpiqen të mohojnë farsën elektorale të Edi Ramës, në një kohë kur ky është i vetmi kryeministër në Europë krahas Zayedit të Tunizisë që s’është Europë, që arreston në vitin elektoral tre liderë të opozitës. Që fal 2 miliardë euro gjoba dhe dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Që paguan për votë 100 euro çdo pensionist. I vetmi vend ku rezultatin e Durrësit, Elbasanit, të Shkodrës e diktojnë klanet më të egra të drogës dhe krimit, jo jo në Shqipëri, por në Ballkan dhe në Europë. Ku licenson për mbjelljen e 29,000 hektarë kanabis.
Pra, kemi të bëjmë me një regjim të zhytur fund e krye në drogë dhe që bën gjithçka për të mbrojtur vjedhjet marramendëse të fondeve dhe pasurive publike. Ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë, duhet të insistojmë në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar. Ai ka të gjitha mjetet e propagandës në dorë. Ne kemi dy. Kemi takimin, kemi rrjetet sociale.
Por takimin me njerëz nuk e zëvendëson asgjë. Ai nuk ulet dot me qytetarët. Ai shkon vetëm në organizatat e partisë që i di që janë shpellë e krimit. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, debatojmë, pranojmë kritikat, marrim sugjerimet nga qytetarët.
Ndaj dhe është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët e degëve, drejtuesit politikë të kenë një axhendë të vazhdueshme dhe kryetarët e bashkive, patjetër, të kenë një axhendë të vazhdueshme takimi me strukturat, takimi me qytetarët. Është e domosdoshme. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. T’i dëgjojmë, ta arsyetojmë me ta, të debatojmë, t’u shpjegojmë. Kjo është e një rëndësie kapitale për ne.
Gazeta RD