Noka: Protesta jonë ka vrarë frikën, shqiptarët janë në revoltë masive dhe po braktisin regjimin!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, duke folur në ‘Foltoren’ e organizuar para kryeministrisë, duke vlerësuar protestat e muajve të fundit si një pikë kthese në vetëdijen qytetare.

Ai tha se, protesta ka vrarë frikën tek shqiptarët dhe ka zgjuar shoqërinë tonë,’ tha Noka, duke shtuar se sot në çdo tryezë, kafe dhe cep të vendit qytetarët shprehin hapur pakënaqësinë ndaj qeverisë.

Noka ironizoi takimet e kryeministrit me shtresat e ndryshme të shoqërisë, duke thënë se në takimin me fermerët ‘ishte vetëm një fermer, edhe atij iu mundua t’ia mbyllin gojën’.

Flamur Noka: Mirëmbrëma të gjithëve, zonja, zotërinj, motra dhe vëllezër, qëndrestarë, protestues, pjesëmarrës në këtë foltore ku flet liria, ku flet zëri i së vërtetës, ku flasin qytetarët që e duan këtë vend dhe të cilët luftojnë dhe janë mbledhur për këtë arsye në këtë vend ku flitet, bëhet betejë jo për një forcë politike thjeshtë, por bëhet betejë për lirinë dhe demokracinë e një vendi.

Unë dua të falenderoj Erisildën, të falenderoj Eden dhe çdo folës që ka artikuluar në këtë foltore problematikat e shumta, të pafundme, në të cilat ndeshet kjo shoqëri dhe me të cilat përballet ky vend.

Të gjitha këto që folëse dhe folësa nuk janë asgjë tjetër vetëm një mënyrë për të reaguar, për të reaguar ndaj regjimit që është instaluar dhe që po i merr frymën shoqërisë shqiptare. Çdo folës është zëri i së vërtetës, është zëri i qytetarëve. Ndryshe nga ai parlament që është kthyer thjesht zëri i kusarëve dhe i narkosit dhe jo më i qytetarisë. Reagimi ynë vëllezër dhe motra, qëndresa jonë, përballja jonë, prej kaq muajsh ka filluar të japë edhe efektet e veta.

Dhe efektet e këtij reagimi, e protestës dhe përballjes tonë janë të qenësishme. Siç e tha dhe Eda, protesta jonë ka një sukses. Ajo ka vrarë frikën tek shqiptarët. Ka vrarë frikën dhe ka zgjuar shoqërinë tonë. Sot kudo që që janë, kudo që shkon, këdo që takojmë, dallojmë një gjë, një ndryshim të madh. Flasin.

Shqiptarët kanë filluar të artikulojnë qartësisht pakënaqësitë e pafundme ndaj narko-regjimit dhe kreut të narkosit këtu. Sot në çdo tryezë shtatë, nëntë, 10 veta shprehin, shfryjnë duf dhe mllef. Sot në çdo kafe, nuk gjen njerëz të cilët flasin mirë për narkoshtetin, por gjen qytetarë të cilët janë të revoltuar. Sot kudo që të shkosh, do ndeshesh në një formë a në një mënyrë tjetër me një mllef dhe revoltë qytetare. Fermerët e treguan në Lushnje.

Ata kudo janë në revoltë sepse ky regjim i ka asgjësuar, i ka falimentuar, jo sot, kjo nisi që me Ballkanin e hapur. Dhe e braktisën takimin e kryeministrit. E ndoqët? E shiti për takim me fermerë. Aty ishte vetëm një fermer. Edhe ai foli dhe atij u mundua t’ia mbyll gojën. Të gjithë ishin patronazhistë dhe nëpunës të administratës. Ky është tregues i madh se shumica bën revoltë në mënyrë të heshtur.

Pra, kjo është braktisja. Kudo që shkon, thotë bëj takim me mësues, asnjë mësues, ka drejtora dhe administratë. Tha me fermerët, asnjë fermer. Kudo që shkon, shoqëria dhe shqiptarët e braktisin. Po pse? Sepse ky nuk pranon zë ndryshe dhe zë kritik. Dhe ka problem që t’i thuhet realiteti në sy. Pra, të gjitha takimet që i shet si takime me shtresa të ndryshme të shoqërisë, i ka takime vetëm me patronazhistë dhe administratë.

Kjo është një formë proteste. Kjo është një formë që shqiptarët, të gjitha shtresat e kësaj shoqërie shprehin revoltën ndaj tij. Sot në protestë janë edhe minatorët. Ata ndihen të vjedhur dhe të nëpërkëmbur. Sepse punojnë me kokën në rrezik.

Por paga e tyre nuk mjafton as për 15 ditë, pa le më të mbyll muajin. Ndërsa këta firmosin fap-fap për të vjedhur dhjetëra dhe qindra miliona euro taksa, mund dhe djersë të tyre. Sot, edhe naftëtarët kanë gjetur formën e tyre të protestës dhe të reagimit.

Sot është e vështirë të gjesh në çdo cep të vendit, në çdo shtresë të kësaj shoqërie, qytetarë të kënaqur përveç racës së ndyrë të patronazhistëve rilindas. Qytetarë të ndershëm, të kënaqur dhe që e pranojnë këtë regjim, nuk ka sot. Dhe kjo është edhe meritë e jona, e Partisë Demokratike dhe e përballjes dhe protestave tona që kemi çuar në këtë pikë që shoqëria të ngrihet, të zgjohet dhe të reagojë. Sot është e vështirë të gjesh një mësues, nuk flas për patronazhistët, flas për arsimtarët profesionistë, apo një pedagog që të jetë i kënaqur dhe të mos shfryjë kudo revoltë dhe mllef ndaj kësaj qeverie.

Shkollat e Tiranës, por dhe të gjithë Shqipërisë, sot janë kthyer në një, në ngrehina ku nxënësit tregojnë forcën. Më tregonte një ditë një miku im, çuni im tha 14 vjeç, kur niset për shkollë merr një shufër hekuri, merr një dorezë boksi dhe një thikë. Po pse i merr i thashë, ç’i do?

Çuni 15 vjeç. Flamur tha, po të mos i marr, siç i marrin të gjithë, do t’i thonë shokët që ke çu mami. Çfarë janë këto pesë nxënësit që u vranë? Janë tregues kryesor se arsimin përveç se e ka shkatërruar, e ka inkriminuar.

Sepse ky sot, të rinjtë ndaj po braktisin vendin. Sepse ky sot ka futur një, një mendësi te rinia, që të bësh përpara duhet të jesh trafikant. Që të bësh përpara duhet të sillesh si bandit. Po u solle si njeri që kërkon vlera dhe që lufton për t’u arsimuar dhe kulturuar, këta të bullizojnë. Ja pra, prandaj sot rinia nuk e gjen veten te ky vend i qeverisur nga Narkosi.

Po të mos flasim më tutje për mjekët dhe infermierët, të cilët i ka kthyer në shërbëtorë. Në shërbëtorë pa pagesë. I ka katandisur si të shërbejnë në spitale si në mesjetë. Sepse e gjithë mjekësia i është dhënë në dorë nga njëra anë Vilma Nushit, nga ana tjetër Klod Allajbeut. Ikën në burg ushtari i Vilma Nushit, Ilir Beqja.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Paketa e Maleve është paketa e mafies! Investimet e huaja janë vetëm 300 mln euro, në kohën tonë ishin 1.4 miliardë euro

Marsi Korreshi, SYRI TV: Edhe një pyetje të fundit, nëse keni një koment për ftesën …