Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët tha se, akti i parë do jetë dalja nga Ballkani i Hapur, akti i dytë, mbrojtja sezonale e prodhimeve tuaja
Berisha: Shqipëria rurale është përjashtuar nga axhenda e kësaj qeverie për 13 vite me radhë, në një kohë kur për të gjithë ata që e njohin Shqipërinë, Shqipëria rurale duhej të ishte në krye të axhendës së asaj qeverie që e do Shqipërinë vend të zhvilluar.
Siç e keni vënë re, në fjalorin e tij keni dëgjuar çdo fjalë në këto 13 vite, nga fjalët më të padëgjuara, të përsëritura me dhjetëra qindra herë, por fjalën zhvillim të vendit nuk e keni dëgjuar.
Ai nuk e shqipëron ndonjëherë.
Por qeveritari që nuk mund të ketë qëllim tjetër veçse zhvillimit të vendit, e ka të qartë se Shqipëri të zhvilluar nuk mund të ketë kurrë pa fshat të zhvilluar, pa Shqipëri rurale të zhvilluar.
Ky është kushti i të gjitha kushteve.
Në 8 vite qeverisje kemi investuar në mënyrë absolute 60 përqind të investimeve në Shqipërinë rurale. 40 përqind janë të tjera.
Por Shqipëria rurale, ndonëse u investuan mbi 3 miliardë euro, kishte nevojë për investime ndoshta edhe për 5 miliardë të tjera.
Shqipëria në shumë aspekte të infrastrukturës ishte një Shqipëri mesjetare.
Kur erdha në pushtet në vitin 2005, rrugën e parë rurale që kam inauguruar ishte një rrugë nga autostrada që lidh Elbasanin me Peqinin dhe shkonte në Papër.
Dhe më thanë ata mua që kjo është rruga e parë jokombëtare në Peqin që asfaltohej.
Po t’i merrje rrethet me radhë, të atilla ishin shumica dërrmuese e rrugëve.
Ua thashë këto për të theksuar se Shqipëria nuk bëhet kurrë vend i zhvilluar pa zhvilluar fshatin.
Pa pasur një fshat plotësisht të zhvilluar, i cili duhet të ketë infrastrukturën e lagjes së një qyteti.
U garantoj se nesër në pushtet, objektivi absolut i investimeve tona do jetë Shqipëria rurale.
Ne besojmë se ne duhet të jemi një vend i zhvilluar, por nuk bëhemi kurrë me një fshat të prapambetur.
Nuk ka qenë vetëm injorim kjo periudhë për ju.
Ishin komunat, në atë periudhë absolutisht pa asnjë dallim, dhe në të ardhmen po të jenë pa asnjë dallim përsëri, ne vendosëm një parim, ju bëni projektet, qeveria t’i financojë.
Dhe ky raport pati rezultate shumë të mëdha.
Kishte komuna që asfaltuan 50 kilometra rrugë, që sot ai nuk i ka asfaltuar në qarkun e Beratit në 12 vite të marra së bashku.
Ua hoqi shërbimet totalisht. I hoqi komunat, i fshiu.
Firmosi Ballkanin e Hapur, një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë.
Dhe BE i ndërhyri, i tha se ajo tregti që ke vendosur ti me Vuçiçin, ajo duhet bërë m bi bazën e kritereve tona.
Kriteret e tyre nuk janë që fermerët e një vendi të falimentojnë, kurse fermerët e vendit të tjerë të prosperojnë.
Jo, janë histori sukses për të gjithë ata që duan të anëtarësohen.
Dhe një nga ligjet që solli ishte për qumështin pluhur, për ta futur pa doganë.
63 përqind e blegtorisë janë sakrifikuar gjatë këtyre viteve.
Ne u bëmë eksportues qumështi në vitin 2012.
Sot për fat të keq, nga fshati në qytet shkon qumështi pluhur i tretur.
Ne i japim fund kësaj.
Ne u garantojmë ju se akti i parë do jetë dalja nga Ballkani i Hapur. Akti i dytë, absolutisht mbrojtja sezonale e prodhimeve tuaja.
E bën çdo vend, e kemi bërë çdo vit dhe do ta bëjmë.
Do hiqet pragu. Tre hektarë thotë ai.
Fermat shqiptare të regjistruara pas ligjit 7501 janë 460 mijë ferma, mesatare 1.5 hektarë.
Ku t’i gjejë ai tre hektarë?
Ikin të gjitha.
Duhet të kesh, thotë ai, 5 lopë. Jo. Edhe dy lopë do subvencionohesh.
Edhe do subvencionohesh edhe për ato prodhime dhe bagëti që i përdor për veten tënde.
Kredia. 1 përqind e kredisë vjen në bujqësi.
Urdhëroni çfarë diskriminimi. Ne do nxisim kreditimin tuaj të leverdisshëm dhe grantet me të gjitha mënyrat.
Ne përsëri i kthehemi përparësisë tek ullinjtë, tek frutat.
Ne nuk bëhemi dot megjithëse do mbjellim, prodhues madhor gruri, por ne bëhemi prodhues të fuqishëm frutash.
Meqë ra puna e Roshnikut, ky vend dikur ka zënë vendin e 10 në botë për importin e fiqve për shkak të Roshnikut.
Pra, ne do i japim përparësi shumë të madhe.
Shqipëria kopsht.
Do bëjmë gjithçka për serat në mënyrë që fitimet tuaja të njohin nivele të reja.
Thashë edhe njëherë që TVSH do simetrizohet që javën e parë.
Gazeta RD