Berisha: Subvencionet për bujqësinë do pesëfishohen që vitin e parë! Nafta do t’u jepet fermerëve pa asnjë taksë!

Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë u shpreh se, në programin politik demokratët kanë 5-fishimin e subvencioneve për bujqësinë.

Ai tha se fondet për bujqësinë do të rriten nga rreth 50 milionë euro në 250 milionë euro, duke e cilësuar këtë si një hap të menjëhershëm për të nxitur prodhimin vendas dhe për të mbështetur fermerët shqiptarë.

Berisha theksoi gjithashtu se një nga prioritetet kryesore do të jetë heqja e barrës fiskale mbi naftën për fermerët. Sipas tij, nafta do të jepet pa asnjë taksë për këtë kategori, ndërsa për pjesën tjetër të tregut do të synohet ulja e taksave në nivelin e vendeve fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Berisha: Së dyti, vlerësuam me të drejtë se potenciale të jashtëzakonshme në Shqipëri janë ullinjtë, arrorët dhe ju i mbollët ata.

Ne financuam, por në dy drejtimet, Shqipëria sot është krejt tjetër.

Të thotë ky 12 vite, çfarë solli në bujqësinë shqiptare?

Tani nuk i përmend fare pemët, drutë frutorë. Jo, nuk i përmend më. Nuk ka më asnjë citim për to ose interes për to.

Por kur lë 52 milionë, bëhesh qesharak.

Si mundet 52 milionë?

Unë jam këtu për t’u zotuar para jush dhe gjithë fermerëve shqiptarë se subvencionet në bujqësi do rriten me 5 herë që vitin e parë tonin.

Pra nga 50 milionë, do të shkojnë në 250 milionë.

Dhe ky është vetëm fillimi.

Dhe kjo do jetë e menjëhershme.

Dhe çfarë po bëjmë ne me këtë? Ne po kalojmë Kosovën me 50 milionë.

Se harrova t’u them, Kosova buxhetin e ka 4 miliardë.

Shqipëria buxhetin këtë vit e ka 8 miliardë.

Shqipëria u jep fermerëve 50 milionë, Kosova u jep fermerëve 200 milionë.

Ja pra.

Ndaj dhe ne, me akt të parë do të pesëfishojmë grantet për fermerët.

Dhe në mënyrë absolute nafta përveçse ne, se jemi këtu tek nafta, çfarë ka bërë ky?

Ka vendosur taksën më të lartë në botë në litrin e naftës.

Në qoftë se kërkoni në aplikacionet në internet, Shqipëria është vendi i parë ose vendi me taksën më të lartë për litër nafte.

Ne do të barazojmë ngarkesën fiskale mbi litrin e naftës me Kosovën dhe Maqedoninë.

Çfarë ndodh sot miqtë e mi?

300 milionë euro shqiptarët e rretheve kufitare nga Shkodra gjer në Gjirokastër, i lënë në pompat e benzinës të vendeve fqinje.

Shkojnë mbushin serbatorët në Maqedoni, në Kosovë, në Mal të Zi.

Dhe ua leverdis me gjithë rrugën që bën ai, nga Elbasani shkon në Strugë, mbush makinën dhe kthehet.

Kjo është 300 milionë euro në vit.

Nuk pyet ai.

Po si mund të mbash ti taksën më të lartë?

E kishim 7 lekë taksën e qarkullimit. E bëri 28 lekë taksën e qarkullimit.

E rriti katër herë.

Dhe me këtë i vuri një gjobë jo vetëm atyre që kanë makina. Atyre po, sigurisht. Por absolutisht të gjithë fermerëve, të gjithë shqiptarëve.

Se nafta ndikon në çdo gjë.

Ndaj dhe ne u garantoj se do të zbresim ngarkesën fiskale mbi litrin e naftës në nivelin e Maqedonisë dhe Kosovës.

Dhe përveç kësaj, fermerëve do u jepet nafta pa asnjë taksë.

Do u hiqet çdo taksë.

Nuk ka. Po të dojë shteti, e bën në mënyrën më transparente.

Kosova përsëri për çdo lopë, e shpalli këto ditë, kanë vënë disa pagesa për bagëtitë. Kanë vendosur për lopën, për dhitë, për delet, për bletët.

Që të gjitha janë shumë të vonuara.

Shumë të vonuara!

About Redaksia

Check Also

Berisha për Salianjin: Unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me të! Përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, u është …