Bozdo: Fermerët në Berat asnjë subvencion, vetëm premtime boshe nga qeveria!

Gjatë takimit me fermerët e Beratit, ku PD zhvillon një bashkëbisedim me ta, deputeti demokrat i këtij qarku, Eno Bozdo është shprehur se vendi është goditur nga katër përmbytje shkatërrimtare, ndërsa dëmet janë të pallogaritshme për prodhimet bujqësore, veçanërisht në Dimal dhe Kuçovë.

Bozdo theksoi se pavarësisht situatës emergjente dhe statusit të kësaj zone si “numri një në Shqipëri për serat”, fermerët nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga qeveria”.

Bozdo: Doktor, mirë se keni ardhur mes fermerëve të Beratit, mes atyre që punojnë gjithë ditën me djersën e ballit, që sakrifikojnë gjithçka dhe që për fat të keq, marrin zero mbështetje nga qeveria. Jetojnë e punojnë mes 100 hallesh, kanë shumë probleme, të cilat unë shpresoj që me ndershmëri e sinqeritet të kemi mundësi t’i diskutojmë këtu mes nesh të gjithë.

Kjo zonë në katër muajt e fundit, pesë muajt e fundit, ka përjetuar katër përmbytje. Më së shumti në Dimal, këtu në Kuçovë, por edhe në zona të tjera. Kjo zonë, që është zona numër një në Shqipëri për serën, është zona e punëtorëve të ndershëm, ka gjetur zero mbështetje nga qeveria me gjithë premtimet që janë bërë herë pas here. Kjo është zonë, ashtu si edhe të gjithë zonat e tjera të fermerëve të Shqipërisë, që prej 13 vitesh rropaten dhe marrin zero mbështetje financiare nga buxheti i shtetit.

E kjo zonë pra, në 13 vite, është zona që është rrjepur më shumë. 1.1 milionë shqiptarë kanë ikur, por jam shumë i sigurt që nga zonat rurale, nga zonat e fermës, kanë ikur shumë më tepër se nga zonat qytetare, sepse jeta këtu është e pamundur. E pra, sot, ne besoj të gjitha këto çështje, po dhe çështjet që kanë lidhje me bujqësinë, në radhë të parë me bujqësinë, me problemet e bujqësisë, me çështjet që na shqetësojnë ne më së shumti, subvencionet, ullinjtë, gjithçka tjetër, serat, do t’i diskutojmë në një takim të hapur me liderin e opozitës.

About Redaksia

Check Also

Berisha për Salianjin: Unë sulmoja Ergys Agasin, ai drekonte me të! Përdori Suel Çelën për të kërcënuar demokratët

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me fermerët e Beratit dhe Kuçovës, u është …