Do të merret në pyetje/ Rama thirret në Gjykatë për hetimet e SPAK

Rama do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit, ndërsa në atë kohë ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës. Ka qenë Berisha që ka kërkuar vetë publikisht, por dhe përmes avokatëve të tij, që Rama të thirret si dëshmitar në proces, gjë që nuk u kundërshtua dhe nga SPAK, ndërsa GJKKO vendosi pro thirrjes së tij.

Dosja ‘Partizani’ kaloi për gjykim më 19 maj 2025. SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është nën akuzë për korrupsion, por edhe për pastrim parash.

Më 8 qershor të vitit 2006, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT) i Bashkisë së Tiranës, kryetar i të cilit ishte drejtuesi i atëhershëm i Bashkisë Edi Rama, ndryshoi destinacionin e disa zonave të qytetit të Tiranës nga “zonë sportive” në “zonë banimi”, mes të cilave dhe një sipërfaqe prej 0.7 hektarësh, në rrugën “Frosina Plaku”, pjesë e Klubit sportiv Partizani.

Në fund të dhjetorit të vitit 2007, KRRT-ja e re e Tiranës, tanimë me 9 anëtarë, miraton lejen për sheshin e ndërtimit në pronë të 38 qytetarëve, mes të cilëve është dhe emri i Jamarbër Malltezit. Vendimi me numër 136, përfshin, një shesh me një sipërfaqe prej 8540 metrash katrorë dhe mban firmën e kryetarit të Këshillit Edi Rama. Pas dy muajsh, në shkurt të vitit 2008, KRRT e Bashkisë së Tiranës miraton edhe lejen e ndërtimit, me vendimin, që sipas dosjes hetimore, mban numrin 61 të datës 26 shkurt 2008.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjermania dëbon Ramën/ U strehua në galerinë “Société”, mesazhet e forta nga Berlini

Nga Thomas Wittstadt  Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) Ka ditë politike kur e vërteta …