Berisha: Kosova me gjysmën e buxhetit tonë ka ndarë katër herë më shumë për bujqësinë se Shqipëria!

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit krahasoi politikat bujqësore të Shqipërisë me ato të Kosovës, duke theksuar diferencat e mëdha në financim dhe duke e cilësuar situatën si pasojë e ‘mashtrimit’ dhe keqmenaxhimit.

Berisha: Mashtrimi është bërë ligji i tyre.
Ligji themelor i moralit të tyre.
Në Shqipërinë rurale, qeveria e mëparshme ka investuar 3 miliardë euro dhe ka ndryshuar në kulturën më tradicionale të zonës fushore kodrinore të Shqipërisë, nga 4 milionë rrënjë që vinin nga koha e Skënderbeut, në 11 milionë rrënjë.
S’i zhbëni dot kurrë.
Së dyti, nuk matemi me vendet e BE dhe kjo është e drejtë, por vetëm për Kosovën duhet t’u rikujtoj këtu, Kosova ka ndarë këtë vit 200 milionë euro për bujqësinë.
200 milionë euro për bujqësinë!
Kosova ka ndarë katër herë më shumë se Shqipëria.
Kosova jep për një hektar grurë, 400 euro.
Kosova jep për një hektar grurë për plehrat, 100-150 euro.
Jep për farën, jep për naftën.
Pra, jo të krahasohemi me Gjermaninë, jo, as me Francën, as më Italinë, por me Kosovën po.
Kosova ka gjysmën e buxhetit tonë, 4 miliardë euro.
Po ç’keni mor kështu kaq të mjerë që ngriheni dhe bëni papagallin e një hajduti që po shkatërron vendin?
Si është kjo puna juaj?
A keni ndjenja ju?
A jeni shqiptarë?

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e …