Skandali me aeroportin e Vlorës/ Pacolli paralajmëron me “përshkallëzim të pakontrolluar”

Behgjet PACOLLI
Njëherë erdha me zemër të mbushur me gëzim me dëshirë dhe me një ëndërr të madhe : të krijoj diçka me vlerë, një margaritar, një trashëgimi që do t’i mbetej Shqipërisë. Ishte një rrugë e nisur me besim dhe pasion.
Por sot, ajo ëndërr është duke u kthyer në ankth. Ajo që duhej të ishte krenari po shndërrohet në një problem që rrezikon të marrë përmasa të rënda – dashtë Zoti të mos shkojë deri në pershkalzim te pakontrolluar.
Jam ende i përkushtuar. Ende besoj se kjo vepër mund dhe duhet të ekzistojë. Por kurrë nuk duhet te pengohet nga padrejtesija nga njerëz të dhunshëm nga njerëz qe shesin shpirtin e tyre nga njerëz te liget dhe mashtrues.
Është e dhimbshme kur sheh se e mira luftohet, ndërsa e keqja gjene mbështetje.
Disa thonë se janë me Zotin… por unë pyes: kur dëmtohet e drejta, kur pengohet e mira, a mund të jetë ne harmoni me Zotin?
Unë zgjedhe të qëndroj me të drejtën, me punën dhe me të vërtetën. Sepse vetëm ato ndërtojnë diçka që mbetet.
…Dhe unë nuk do të ndalem!

About Krye Redaktor

Check Also

Padia në SPAK/ Ish-Prokurori: Balla ja ka futur Ramës…

Deklarata e ish-prokurorit Eugen Beçi: Ka shumë shanse që hetimi më shumë të nxjerrë  të …