Dhuna e Policisë ndaj deputetëve dhe qytetarëve/ Bardhi: Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet!

Kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj sulmit çnjerëzor të policisë ndaj protestuesve dhe deputetëve në protestën e sotme.

“Sulmi çnjerëzor i Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve apo deputetëve të Partisë Demokratike, është një akt i rëndë provokimi, por që tregon se Edi Rama ka humbur qetësinë. Kjo ndodh sa herë dikush ndjen fundin dhe fundi i tij është i shpejtë dhe i dhimbshëm. 

Çdo punonjës i Policisë së Shtetit që kalon vijat e kuqe dhe dhunon haptazi ligjin do të mbahet personalisht përgjegjës. E drejta për të protestuar nuk mund të cenohet nga askush. Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

“EUobserver” i bën gjyqin Ramës/ “Drejton një regjim të korruptuar, njëpartiak dhe jo demokratik…”

EUobserver Në vitin 2003, Bashkimi Europian u premtoi vendeve të Ballkanit Perëndimor se një ditë …