Në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet, Bardhi: ja pse duhet të protestojmë!

Një arsye më shumë për të votuar është dhe vendimi i dhënë sot nga Gjykata Administrative e cila quajti të paligjshme dhe arbitrare vendimet e Kuvendit për të përjashtuar nga jeta parlamentare deputetët e PD-së.

‘Është një sinjal alarmi se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Edi Ramës”, shkruan Bardhi në postimin në facebook.

“Përjashtime arbitrare!

Vendime të paligjshme!

Heqje e padrejtë e fjalës në Parlament!

Maxhoranca është kapur sërish në flagrancë nga drejtësia duke ushtruar me urrejtje pushtetin kundër opozitës!

Vendimi i Gjykatës për paligjshmërinë e përjashtimit të kolegëve Flamur Noka, Albana Vokshi, Elda Hoti, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Fidel Kreka është një sinjal alarmi se në Shqipëri nuk sundon shteti ligjor, por Partia-Shtet e Edi Ramës”

Bardhi nënvizon më tej se PD do të vijojë të rezistojë ndaj pushtetit që e ka zëvendësuar ligjin me vullnetin e keq të Kryeministrit, por sot është koha të protestojmë.

Në Parlament, ne do të vazhdojmë të rezistojmë ndaj një pushteti që e ka zëvendësuar ligjin me vullnetin e keq të Kryeministrit, por, sot, deputetët dhe qytetarët kanë një mision të përbashkët: të protestojmë për të fituar të drejtën për t’u qeverisur nga një ekip me integritet, që jep llogari dhe nuk vjedh qytetarët.

Opozita ka thirrur protestë sot në ora 19:00 para kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Do zgjedhim frikën, apo do zgjedhim lirinë? Shqipëria shpëtohet kur populli vendos të vrasë frikën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në protestën e 7-të kombëtare …