Tabaku: Një sqarim i nevojshëm për qytetarët e Tiranës!

Nga Jorida TABAKU

Meqë media është futur në një vorbull të pakuptimtë në kërkimin e fajit tek opozita, me pretendimin (të pahetuar siç duhet) se asnjë deputet i PD nuk ka qenë tek skena e krimit në pallatin e shkrumbuar, më duhet të reagoj për të shuar çdo të pavërtetë që merr dhenë më shpejt se e vërteta.

Ditën e djeshme, pasi flaka e madhe ishte shuar, por vatrat e vogla vijonin ende, kam qenë pikërisht në ambientet e atij kompleksi, duke biseduar për atë që kishte ndodhur në të vërtetë dhe për pasojat e rënda. Gjithë pasditen e kalova duke diskutuar me banorët, bizneset dhe pronarët, duke dëgjuar historitë e tyre dhe duke kuptuar çmund ti ofroj atyre në ndihmë.

Në fakt, mendova të mos publikoj asgjë personalisht, sepse gjykova se kishte më shumë rëndësi të isha pranë atyre që kishin nevojë për një fjalë dhe për t’u dëgjuar. Aq më tepër që sot, në Kuvend, padyshim gjeta kohën për të folur dhe për të ngritur këtë shqetësim.

Natyrisht që për mua parlamenti nuk mbaron në orën 14:00. Dhe pikërisht pas kësaj ore kam qenë në foltoren e Kuvendit duke ngritur shqetësimin për pallatin e djegur, që fatkeqësisht i ka shpëtuar syrit dhe veshit vigjilent.

I gjithë ky shpjegim shkon për t’i shërbyer të vërtetës dhe qytetarëve, të cilët në epokën e lajmit të shpejtë shpesh rrezikojnë të keqinformohen në nxitim e sipër.

Learn More

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po e përdor Top Tunelin si artileri mashtrimi! Opozita nuk ndërhyn në betejën Balluku-Xhafaj

Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, cili do ishte skenari i protestës së sotme dhe …