Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me dhunën e ushtruar ndaj protestuesve të opozitës.
Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në një postim në Facebook se mbrëmjen e kaluar protestuesi Gentian Tuga është trajtuar ‘shtazërisht’ në ambientet e komisariatit ku u shoqërua dhe më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Sipas tij, narkobanditët i kanë vënë policë roje në reanimacion’, ndërsa ai dënon me forcë dhunën ndaj protestuesit, të cilin e cilëson si ‘kryengritës paqësor.
“Mbrëmë tek kryengritësi paqësor Gentian Tuga i trajtuar shtazërisht në qelin e komisaritit dhe i sjellë urgjent në spital. Narkobanditët i kanë vënë policë roje në reanimacion.
Dënoj me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj kryengritësit paqësor Gentian Tuga nga banditë me uniformë”, shkruan Berisha.
Gazeta RD