Silvana Dangëllia: A do bënin denoncim për ata policë me uniformë dhe civilë që kanë përdorur shumë gaz lotsjellës ndaj protestuesve?
Pyetja e dytë, mbrëmë por jo vetëm zoti Blushi, zoti Haxhinasto, zonja Xhixho, u larguan nga protesta pas fjalimit tuaj në kohën kur hidhet ujë dhe gaz lotsjellës. Ju duket e drejtë që ata në vend që të jenë në krah të protestuesve dhe kolegëve deputetë, ata largohen?
Sali Berisha: Mbrëmë, siç theksova, janë përdorur mjete të ndaluara me ligj kundër protestuesve.
Para së gjithash është përdorur spraj i ariut apo verbuesi i ariut, i cili në disa rrethana ka pasoja vdekjeprurëse.
I cili, i përdorur tek njerëzit, mund të shkaktojë ndalim të zemrës për shkak të dhimbjeve të fuqishme që krijon.
Kurse tek të sëmurët me bronshit azmatikë mund të krijojë të njëjtën pasojë me bllokim të respiracionit.
Mund të shkaktojë dëme të parikthyeshme në sy.
Dhe mbrëmë ajo është përdorur masivisht.
Përveçc kësaj, nga tarracat janë hedhur drejt protestuesve shishe molotov dhe janë të dokumentuara.
Policë kriminelë kanë hedhur kapsolla tek këmbët e protestuesve dhe janë plagosur protestuesit nga kapsollat e tyre.
Janë hedhur bomba shurdhuese që kanë plagosur qytetarë.
Janë vërsulur me egërsi dhe me qëllim ndaj deputetëve, të cilët absolutisht veçse ishin garantë të kryengritjes paqësore.
Për të gjitha këto, dosjet do të shkojnë në prokurori.
Sigurisht që prokuroria nuk pritet të bëjë ndonjë veprim, por dosjet e formuluara do të shkojnë me besimin se drejtësia vonon, por nuk harron.
Për sa i përket deputetëve, mendoj se ata duhet të qëndrojnë gjer në fund. Nuk mund të them se kush ka ikur, por deputetët duhet të qëndrojnë gjer në fund.
Dhe ju e patë se dje në mënyrë selektive të plagosur, të dëmtuar ishin një grup i gjerë deputetësh dhe drejtuesish, ndaj të cilëve u hodhën direkt spraji i ariut, u goditën me shkop dhe me mjete të tjera.
Gazeta RD